Arbana Osmani është një nga moderatoret më të famshme, më të talentuarat dhe më të dashurat për publikun. E ftuar mëngjesin e sotëm në “Wake Up”, Arbana na foli për “Big Brother VIP”.
Pjesë nga intervista:
None found
Kur do të nisë “Big Brother VIP 2”?
Do të nisë brenda këtij viti. Është përzgjedhur kasti. Kemi kërkuar personazhe dhe karaktere që njerëzit të afeksionohen pas tyre. Edhe në edicionin e parë, publiku e ndiqte sepse u pëlqenin personazhet, jo skandalet. Ndryshe nga viti i kaluar janë personazhe më të njohur dhe kanë karriera më aktive dhe më të gjata. Ka një konkurrencë shumë më të madhe se kush do të hyjë, nga viti që shkoi. Kemi gati një edicion të ri me një kast të shkëlqyer që mbase do t’i lënë në hije ata të edicionit të kaluar.
Cili mendon se ka qenë suksesi i edicionit të kaluar të “Big Brother VIP”?
Çdo personazh është trajtuar me dinjitet. Janë theksuar pikat e tyre të forta. Të gjithë ata janë shfaqur në një mënyrë që publiku nuk e kishte njohur. Janë trajtuar me shumë kujdes, ka qenë një edicion që shihej me kuriozitet nga të gjithë.
Çfarë ishte që ty të pëlqeu nga edicioni i parë?
Mendoj se çdo personazh aty brenda është trajtuar mirë, me dinjitet, nuk është shfrytëzuar absolutisht asnjë pikë e dobët e tyre, përkundrazi janë empatizuar pikat e tyre të forta dhe njerëzit kanë parë një produkt televiziv cilësor.
Të gjithë ata që kanë marrë pjesë në atë format televiziv janë shfaqur në një dritë krejt ndryshe që publiku nuk i njihte më përpara dhe janë parë në 360 gradë , në të mirat dhe në të këqijat e tyre patjetër.
Me plot gojën e them se ky nuk është një format i bërë keq, është një format i bërë mirë. Nuk është një format trash, është një spektakël që mblidhte gjithë familjen. Ne e dinim se audiencën e kishim të të gjitha moshave.
Ato personazhe ishin vërtetë shumë simpatikë dhe antagonizmi Ilir-Donald tërhoqi shumë tifozeri që u krijuan.
Mendon se do ketë një dyshe të tillë në BBV2?
Shpresoj që jo, e uroj me gjithë zemër. Ishte shumë e bukur ta kishe, por edhe vështirë të menaxhoje gjithë presionin se ishin shumë afër me njëri-tjetrin.
David AtanaskoskiNë një intervistë të dhënë së fundmi për “Sports [...]Read More...
Lionel Messi vazhdon të shkruajë historinë në Kupën e Botës, teksa me dy golat e shënuar ndaj Austrisë u bë…
Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se Rusia kishte mundësi ta përfundonte luftën në Ukrainë që në ditën e parë…
Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka reaguar në lidhje me projektin e rindërtimit të shkollës “Edith Durham”, që…
President i organizatës “Rrënjët Shqiptare në Amerikë” (Albanian Roots), Marko Kepi, ka deklaruar se disa individë tentuan të bllokonin dhe…
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vijuar këtë të martë seancën gjyqësore ndaj ish-kryebashkiakut të Vaut…