showbiz

Arbana Osmani tregon rrogën ‘marramendëse’ që paguhej në BBVA

Moderatorja e njohur dhe e dashur për publikun, Arbana Osmani, mbrëmjen e djeshme ndau me publikun një nga rrëfimet më të forta dhe më të ndjera që ka bërë ndonjëherë. E ftuar në skenën e “X Factor Albania” në Tv Klan, Arbana foli për herë të parë hapur për arsyet që e çuan të largohej nga Top Channel, duke i dhënë fund një epoke të gjatë suksesi, përfshirë edhe prezantimin e spektaklit më të ndjekur shqiptar, Big Brother VIP. Ajo zbuloi se, pavarësisht audiencës maksimale, suksesit të jashtëzakonshëm dhe një “rroge me shumë zero”, brenda vetes ndjente boshllëk.

“Isha në pozicionin më të lakmuar që një prezantues televiziv mund të ketë. Audiencë maksimale, sukses i jashtëzakonshëm, rroga me shumë zero, kontrata marketingu, tituj në portale. Dhe megjithatë, e vetmja gjë që mezi po prisja të ndodhte ishte që ai program të mbaronte”, – u shpreh ajo pa filtra.

Moderatorja tregoi se vendimi për t’u larguar nuk ishte i lehtë dhe përballoi kritika të shumta.

“Më thoshin se po bëja një gabim të madh, se ishte maja e spektaklit, fundi i karrierës sime, se nuk ka asnjë njeri të pazëvendësueshëm… por unë vendosa të largohem, sepse po humbisja diçka më të rëndësishme se suksesi, ambicia dhe paratë – po humbisja veten time.”

Rrëfimi i Arbanës ishte një thirrje për reflektim, për të gjithë ata që ndjekin ëndrrat e mëdha, por shpesh harrojnë veten rrugës. Ajo pranoi se ndonëse kishte shumë frikë nga e panjohura, vendosi të zgjedhë jetën reale dhe lumturinë përkrah fëmijëve të saj.

Në fund, Arbana dhuroi një mesazh të fuqishëm:

“Unë kam zgjedhur të jetoj jetën time dhe jo pritshmëritë e të tjerëve. Ndoshta kjo është forma më e pastër e guximit.”

Tags: ARBANArroga

të fundit

Dhurata për Gjestin në koncert ka lidhje me Eglin, ja si reagoi ai

Në koncertin e tij të fundit në Mitrovicë, Gjesti është pritur me entuziazëm nga publiku, por ajo që tërhoqi më…

9 minutes ago

Orinda Huta: Lutemi çdo natë me Ataren për një vëlla ose motër

E pyetur nëse do të donte një fëmijë tjetër apo do të qëndronte me një, Orinda u përgjigj: Në një…

40 minutes ago

RENEA zbarkon në Orikum, arrestohet Florian Plaku/ Në 2024 ekzekutoi ish-policin Gentjan Bejtja në oborrin e shtëpisë

Policia e Vlorës në bashkëpunim me Forcat e Posaçme Operacionale dhe RENEA-n kanë arrestuar në Orikuam Florian Plaku alias Florian…

51 minutes ago

Macron telefonon Vuçiç, diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi dhe situatën në Bosnje

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka thënë të dielën se e ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Serbisë,…

1 hour ago

Zjarri në malin e Skërficës, rrezik për pyllin e mbrojtur të Pikësit

Një vatër zjarri ka shpërthyer sot në malin e Skërficës, në territorin e Bashkisë Delvinë, dhe ka krijuar shqetësim për…

1 hour ago

Kakavija “pushtohet” nga emigrantët/ Mbi 10 mijë hyrje-dalje në vetëm 24 orë

Fundjava ka sjellë fluks lëvizjesh në pikën kufitare të Kakavijës. Kjo për shkak të hyrje-daljeve të personave dhe mjeteve në…

2 hours ago