Ndërsa mësohet se BBVK po bëhet gati për edicionin e tretë, ku disa lista personazhesh që thuhet se do të jenë banorët e rinj janë bërë publike (të pakonfirmuar), po aq interes ka edhe për të ditur nëse Alaudini dhe Jonida do të jenë sërish moderatorët e këtij edicioni.
Aludimet që jo, u ngritën pasi në rrjet qarkulloi lajmi se këtë edicion moderimi do t’i besohej Arbana Osmanit, e cila së fundmi ka hapur biznesin e saj edhe në Prishtinë dhe e kemi parë shumë më të pranishme në Kosovë.
None found
Këtë lajm si gjithnjë moderatorja Arbana Osmani, as nuk e mohoi e as nuk e pohoi, megjithatë hodhi dyshime se mund të jetë e vërtetë.
Nga ana tjetër, në një bisedë të fundit virtuale me ndjekësit, Jonida Vokshi ka treguar për ndjekësit se ka disa projekte prej tetorit e në vazhdim.
Ndonëse moderatorja nuk ka treguar më shumë për projektet e saj, duket se ka lënë të nënkuptohet që sërish do të jetë në “krye të detyrës” në BBVK, pasi tetori është muaji që do të hapë sërish dyert e shtëpisë për VIP-at për të tretin edicion radhazi.
Aktivistja suedeze për klimën, Greta Thunberg, iu bashkua studentëve dhe protestuesve në Tiranë, në protestën e të rinjve dhe qytetarëve,…
Një debat i ashpër ka shpërthyer mes Arlindës dhe Editës gjatë spektaklit të së premtes në Big Brother VIP Kosova…
Pas shfaqjes së klipit të situatës mes Nichit, Fuegos dhe Arlindës, publiku ka brohoritur emrin e Nichit. “Duam fitore”, “Nichi”,…
Opinionistja Rudina Dembacaj u është drejtuar Fatlumit dhe banorëve të tjerë, duke kritikuar diskutimet e tyre të vazhdueshme për lidhjen…
Opinionisti Resul Sinani ka komentuar debatin mes Fatlumit dhe Anjezës në Big Brother VIP Kosova 5, duke thënë se përplasja…
Klipi i debatit mes Fatlumit dhe Anjezës ka nxitur sërish diskutime brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 5. Gjatë…