Arbana Osmani dhe Ermal Mamaqi ishin të ftuar mbremjen e djeshme në “Ëndërrtjerrësit” ku kanë kujtuar fillimet e karrierës. Ata kanë prezantuar së bashku emisionin e parë “Top Select” që në vitin 2002.
Teksa kujtonin momentet gazmore të tyre, Arbana rrëfeu edhe keqkuptimet dhe konfliktet e shumta që ata kishin në prapaskenë apo edhe gjatë prezantimit që vinin si pasojë e batutave të shumta të Ermalit që mesa duket e acaronin moderatoren.
“Unë me Ermalin ziheshim shumë si në kamera, ashtu edhe jashtë kamerave. Unë e merrja shumë seriozisht prezantimin ndërsa Ermali bënte shumë batuta. Më dukej sikur ja hiqte të gjithë rëndësinë programit me batuta dhe më acaronte shumë”- tha ajo mes të qeshurash.
Po ashtu, Arbana ka komentuar disa nga ngjarjet më të rëndësishme të karrierës së saj.
“Në plan profesional kanë qenë dy ngjarje të rëndësishme për mua: mbyllja me sukses e 5 viteve “Dua të të bëj të lumtur” , dhe gjithashtu rifillimi i Big Brother, kësaj herë në edicionin VIP, që është më i shikuari, më i diskutuari dhe komentuari. Është kthyer tashmë në një fenomen social, është bërë pjesë e shoqërisë shqiptare”, ka thënë ajo.
Ish-deputeti Kujtim Gjuzi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, u shpreh se nëse Berisha e kandidon për…
Dashi Dashuria: Sot ju do të përjetoni një situatë të çekuilibruar, vëmendje ndaj ndryshimeve të humorit. Do të keni çdo…
Ousmane Dembele ka fituar “Topin e Artë” për vitin 2025. Sulmuesi francez mposhti në garë direkte talentin e Barcelonës, Lamine…
Presidentja properëndimore e Moldavisë, Maia Sandu, e akuzoi Rusinë se po paguan “qindra persona” për ta destabilizuar këtë shtet para…
PSG u kurorëzua klubi më i mirë i vitit këtë të hënë gjatë ceremonisë së “Topit të Artë” 2025, dhe…
Modelja Angela Martini dhe Fatmir Hysenbelliu vijojnë përplasjet virtuale ku kanë publikuar mesazhe të vjetra dhe kanë hedhur akuza ndaj…