Martesa ishte tema që diskutuan mbrëmjen e djeshme në studion e “Më lër të flas”, ndaj edhe martesa e kësaj fundjave që do të celebrohet në Toskana s’mund të mos ishte pikë diskutimi. Por mungesa e Zhaklin Lekatarit në dasmë, gjithashtu.
Moderatorët folën dhe për dasmën e Arbana Osmanit dhe Eduart Grishajt, që kurorëzohen ditën e sotme në Itali dhe pyetën Krist Dragot dhe Zhaklin Lekatarin nëse janë të ftuar. Të dy thanë se nuk kanë marrë një ftesë.
None found
Donaldi: A të kanë ftuar.
Kristi: Si ta them… nuk më kanë ftuar.
Romeo: Po ti Zhak?
Zhaklina: Jo, nuk më kanë ftuar.
Donaldi: Po Arbri do jetë?
Zhaklina: Nuk e di.
Donaldi: Po ç’është ky seksizëm?
Zhaklina: Nuk është seksizëm. Ka të bëjë me marrëdhënie personale, të cilat ndoshta me Arbrin i kanë më të zhvilluara dhe me mua pak më të largëta.
Donaldi: Çfarë po thua, prisja të thoshe seksizëm.
Kristi: Sepse Zhaklina është person ‘non grata’.
Romeo: Nëse sonte të vjen një mesazh ‘të harruam fare, merr avionin dhe hajde.
Zhaklina: Jo, sepse kam angazhime këtë fundjavë dhe nuk mund të ndërpres angazhimet e mia që të marr avionin dhe të shkoj.
Sinoptikania e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, Besa Sherollari, ishte sot në një lidhje të drejtpërdrejtë televizive, ku bëri parashikimin e motit…
Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance është përballur me një valë kritikash dhe talljesh në rrjetet sociale, pasi publikoi një imazh të…
Armand Shakaj dyshohet se pas vrasjes së Eglant Koçit është përpjekur të zhdukë çdo gjurmë të krimit, duke transportuar trupin…
Një tragjedi e rëndë ka tronditur Plant City në Florida, ku një baba 34-vjeçar ka vrarë gruan dhe tre fëmijët…
Dashi Sot do të ndjeni një dëshirë të madhe për të pasur çdo gjë nën kontroll, veçanërisht në jetën tuaj…
Opinionistët Rudina dhe Resul kanë komentuar situatën e Arlindës dhe raportet e saj me banorët e tjerë në shtëpinë e…