Jozefin Markut, këngëtarit të arrestuar pas një ngjarjeje të dhunshme, i është ndryshuar masa e sigurisë nga Gjykata e Apelit. Sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha, ai do të qëndrojë nën masën “detyrim paraqitje”.
None found
Pas vendimit, Marku ka reaguar përmes rrjeteve sociale. Në një fotografi të publikuar në “Instastory”, ai ka shkruar se një diell e ndjek kudo dhe i ndriçon udhën edhe në momentet kur gjithçka përreth mbulohet nga errësira.
“Ka një diell që m’shoqnon kudo… Ma ndriçon rrugën edhe atëherë kur përreth bëhet errësirë.
Nuk më tregon vetëm ku të shkoj, por më kujton çdo ditë të mos ndalem së ndriçuar edhe vetë. Ju Dua”, ka shkruar këngëtari krahas imazhit.
Postimit, ai i ka vendosur në sfond këngën e tij me titull “Ylli i mbrëmjes”.
Jozefin Marku u arrestua në fillim të shtatorit, pasi u publikuan pamje filmike ku ai, së bashku me disa persona të tjerë, shfaqej duke dhunuar Eduard Kuçin.
Sipas dyshimeve, incidenti ka ndodhur pranë mbikalimit të Rinasit. Në videon e publikuar, Kuçi shihet duke u ndaluar në rrugë dhe duke u nxjerrë nga automjeti i tij. Hetimet kanë evidentuar gjithashtu se për ndalimin e tij dyshohet të jetë përdorur një tabelë e Policisë së Shtetit.
Një mësuese 61-vjeçare ka humbur jetën dhe dy persona të tjerë, një mësues 44-vjeçar dhe një fëmijë, janë plagosur pas…
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gzment Bardhi, ka deklaruar se kryeministri Ed Rama është marrë peng nga ish…
Një 16-vjeçar nga Wisconsin është dënuar me 20 vite burg pasi vrau motrën e tij 30-vjeçare gjatë një konflikti familjar…
Gjykata Kushtetuese, ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike mbi zgjedhjen e Endri Shabanit, në postin e Avokatit të Popullit, një…
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në ceremoninë e dorëzimit të Platformës për Çështje të Komuniteteve te…
Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me një grup prindërish të fëmijëve me aftësi ndryshe, ku u diskutua për krijimin…