Anxhela Peristeri, e ftuar dje në Soiree në Abc News, foli rreth eksperiencës së saj në Eurovizion.
E renditur në vend të 21-të, Anxhela tregoi se mënyra e votimit nuk ishte e drejtë, aq më tepër pikët e munguara të vendeve fqinjë.
None found
“Cilado që të ishte arsyeja e votimit, kënga jonë sigurisht që nuk meritonte zero, sidomos nga fqinjët që pritej një votim pak më i mirë. Të gjithë e dimë që Eurovizioni është një festival gjeopolitik, nuk është një festival që ti shkon dhe me gjithë talentin tënd, del e para.
Përsa i përket votave të publikut, nuk është se ne kemi shumë, sepse diaspora jonë mund të jetë e madhe, por nuk votojnë të gjithë. Shtetet e tjera janë më të famshëm, Maneskinët ishin më të famshëm. Ka shumë gjëra të tjera që ishin të komplikuara.”-u shpreh Peristeri e cila konkuroi në Eurovizionin e këtij viti me këngën “Karma.”
Anxhela Peristeri u rendit në vendin e 21-të me 57 pikë, pavarësisht se performanca e saj u konsiderua si një prej më të mirave në Eurovizion.
Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka mbrojtur vazhdimin e mbështetjes evropiane për Ukrainën, në një kohë kur në Francë po shtohen…
Deputetja Elisa Spiropali ka bërë deklarata të forta, duke ngritur shqetësimin për atë që e cilësoi si intimidim të qytetarëve…
Kryeministri Edi Rama ka folur për përplasjen me Elisa Spiropalin me një gazetar shqiptar të Maqedonisë së Veriut në podcastin…
Deputetja Elisa Spiropali ka bërë deklarata të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke kritikuar mënyrën se si drejtohet Partia Socialiste…
Të tjera detaje kanë dalë nga sulmi i të dënuarit ndaj policit të burgjeve në burgun e Burrelit. Bëhet fjalë…
Kryedemokrati Sali Berisha dhe Ministri Blendi Gonxhja janë përplasur me tone të ashpra në Kuvend, lidhur me mënyrën se si…