ROME, ITALY - OCTOBER 24: Angelina Jolie attends the red carpet of the movie "Eternals" during the 16th Rome Film Fest 2021 on October 24, 2021 in Rome, Italy. (Photo by Vittorio Zunino Celotto/Getty Images for RFF)
Angelina Jolie, përveç karrierës shumë-vjeçare në Hollywood, si padyshim një prej yjeve kinematografikë më të mëdhenj në botë, njihet edhe për punën humanitare me organizatat më të mëdhaja jo fitimprurëse, kryesisht ato që i vijnë në ndihmë fëmijëve dhe grave.
Nisur nga kjo, ajo bën edhe fushatën promovuese të librit “Njihni të drejtat tuaja dhe kërkojini ato”, në rrjetet e saj sociale, shkruar nga vetë aktorja, Amnesty International dhe Geraldine Vab Bueren. Pikërisht ky libër është publikuar edhe në Kosovë e Shqipëri, që është edhe arsyeja pse Jolie ka shkruar në shqip në Instagram-in e saj, mes disa gjuhëve të tjera:
“Për t’i kërkuar të drejtat tuaja, duhet t’i njihni ato. Neni 42 i Konventës për të Drejtat e Fëmijëve i detyron qeveritë të sigurohen që fëmijët dhe prindërit të jenë të vetëdijshëm për parimet dhe të drejtat e mbrojtura me konventë.Jam e lumtur që libri ynë për të drejtat e të rinjve tani është publikuar në Shqipëri, Kosovë, Poloni, Rumani dhe Moldavi, dhe ua dërgoj respektin tim të gjithë aktivistëve/eve që mbrojnë të drejtat e fëmijëve në rajon dhe që përdorin të drejtën e tyre të jenë të zëshëm.”- shkruan aktorja.
Qeveria spanjolle ka konfirmuar zyrtarisht sot tre ditë zie kombëtare, pas aksidentit tragjik hekurudhor që ndodhi të dielën në Adamuz,…
Këtë të hënë, gjatë një interviste për News 24, ish-deputeti Lefter Maliqi, theksoi si të nevojshme bashkimin opozitar për të…
ëtë të hënë, avokati i Safet Bajrit është bërë viral, pasi është shfaqur me karrocë marketi në ambientet e SPAK…
Princi Harry ka mbërritur në Gjykatën e Lartë të Londrës, ku ka nisur zyrtarisht gjyqi kundër botuesit të Daily Mail,…
Policia ka arrestuar një 31-vjeçar, banues në Kukës, i cili dyshohet se transportonte emigrantë të huaj kundrejt pagesës, nga Tirana…
Peshqit fitojnë nga ndjenjat e sinqerta dhe fillimet e reja; Shigjetari nga guximi dhe pasioni; Peshorja nga pajtimet dhe magnetizmi…