Rezidenca historike e Angelina Jolie në Los Angeles është shitur për 24.75 milionë dollarë, afërsisht pesë muaj pasi aktorja e nxori në treg.
People, duke iu referuar një burimi, raportoi se aktorja 51-vjeçare ka përmbyllur marrëveshjen për pronën rreth dy akra në Los Feliz. Lajmi u bë i ditur fillimisht nga TMZ.
None found
Jolie e kishte listuar shtëpinë në maj, me një çmim fillestar prej 29.85 milionë dollarësh. Ajo e bleu këtë pronë në qershor të vitit 2017, duke paguar 24.5 milionë dollarë.
Historia e rezidencës lidhet me regjisorialegjendën e Hollywood-it, Cecil B. DeMille, i cili ka qenë një nga pronarët e saj. Ndërtesa u projektua nga arkitekti B. Cooper Corbett në vitin 1913, ndërsa DeMille e bleu në vitin 1916. Familja e tij e zotëroi pronën deri në fund të viteve 1980.
Banesa kryesore përmban gjashtë dhoma gjumi dhe dhjetë banjo. Në kompleks përfshihen edhe një shtëpi mysafirësh-studio me hyrje dhe portë private, një pishinë rreth 12 metra të gjatë, një ndërtesë të veçantë me pishinë, palestër dhe garazh më vete. Sipas Los Angeles Times, bodrumi ka gjithashtu dhoma të dedikuara për stafin.
Prona ishte e mbuluar nga pemë shekullore, duke krijuar një nivel të lartë privatësie. Nga rezidenca shiheshin Hollywood Hills, tabela e Hollywood-it dhe Observatori Griffith.
Aktorja u vendos në këtë shtëpi në vitin 2017, rreth një vit pasi nisi procedurat e divorcit nga Brad Pitt. Kërkesa për divorc u paraqit në shtator 2016, pas rreth dy vitesh martesë dhe gati 11 vitesh lidhje.
Çifti ka gjashtë fëmijë: Maddox, Pax, Zahara, Shiloh, si dhe binjakët Knox e Vivienne. Jolie kishte thënë më herët se mund të largohej nga Los Angeles pasi binjakët të arrinin moshën madhore. Knox dhe Vivienne mbushën 18 vjeç në korrik.
Futbollisti izraelit Sayed Abu Farkhi është bërë protagonist i një momenti të pazakontë në ndeshjen ndaj Austrisë, pasi festoi golin…
Të mërkurën, Gjykata Kushtetuese ka dhënë verdiktin për kërkesat e Partisë Demokratike të Kosovës lidhur me konstituimin e Kuvendit dhe…
Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja me armë zjarri e ndodhur ditën e djeshme në fshatin Manati të Lezhës.…
Një ngjarje tragjike ka tronditur Britaninë, pasi 12-vjeçarja Angel Carranza u gjet e pajetë në dhomën e saj të gjumit…
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka ndarë një mesazh emocionues pas mbrëmjes së zhvilluar në stadiumin…
Dy ushtarë izraelitë janë vrarë në veri të Gazës pasi një dron i vogël që po përdornin për operacione ushtarake…