Angela Martini ka bërë publike ndarjen nga bashkëshorti i saj, biznesmeni rumun Dragos Savulescu. Modelja e njohur shqiptare e njoftoi përfundimin e marrëdhënies përmes një postimi në Instagram, ku vuri në qendër përkushtimin ndaj djalit të tyre.
Në deklaratën e saj, Martini e përshkroi jetën me partnerin si një kapitull me rëndësi të madhe, i cili tashmë është mbyllur. Ajo theksoi se djali është dhurata më e çmuar e asaj periudhe dhe se lumturia e mirëqenia e tij do të kenë gjithmonë përparësi.
None found
Modelja i përcolli gjithashtu Dragosit urimet për lumturi. Në mbyllje të mesazhit, ajo falënderoi ndjekësit për dashamirësinë dhe u kërkoi të respektonin privatësinë e familjes.
Angela dhe Dragos lidhën martesë në dhjetor të vitit 2017. Nga marrëdhënia e tyre kanë një djalë, të quajtur Kyree.
Lajmet për një ndarje të mundshme ishin publikuar nga mediat ndërkombëtare në tetor të vitit 2025, kur u raportua se Martini kishte dorëzuar kërkesën për divorc pas rreth tetë vitesh martesë. TMZ bëri të ditur se dokumentet e paraqitura në gjykatë rendisnin dallimet e papajtueshme si shkak të ndarjes.
Por shfaqja e tyre sërish bashkë në rrjetet sociale, në fillim të vitit 2026, kishte ushqyer dyshimet se çifti mund të ishte ribashkuar.
Me njoftimin e fundit, modelja duket se mbyll paqartësitë që prej muajsh shoqëronin raportimet mbi jetën e tyre sentimentale.
Mbi 450 shkolla në Gjermani dhe disa institucione arsimore në Danimarkë janë përfshirë këtë të hënë në një valë kërcënimesh…
Armenia po planifikon të lidhë rrjetin e saj energjetik me atë të Turqisë dhe Azerbajxhanit, në një zhvillim që shënon…
Kryeministri socialist i Spanjës, Pedro Sanchez, ka propozuar vendosjen e një takse të re për pasuritë që tejkalojnë vlerën e…
Një muaj paraburgim i është caktuar Endrit Azemit, i dyshuar për mashtrim, pasi dyshohet se përmes një skeme mashtrimi, duke…
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka bërë të ditur se Endrit Azemi, tashmë i arrestuar, dyshohet se e kishte sajuar historinë…
Shefja e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), njëherësh ushtruese e detyrës së kryetares së kësaj partie, Vlora…