Modelja shqiptare me famë ndërkombëtare, Angela Martini tregoi ditët e fundit sesi një kompani shqiptare përdori imazhin e saj për reklamën e një pije alkoolike jashtë kontratës dhe nuk e pagoi.
Për këtë arsye ajo nisi një rrugë ligjore dhe pas kësaj, kompania bllokoi shkrime promovuese të shkruara ndër vite për Angela Martinin, në mediat e veta dhe aty ku kishte akses.
Angela Martini foli me emra, mbiemra dhe rrëfeu edhe pjesën personale të historisë. Bëhej fjalë për kompanitë e familjes Hysenbelliu, me djalin e të cilëve, Fatmir Hysenbelliun, i njohur si Oni, kishte pasur një lidhje vite më parë.
Lidhja kishte zgjatur vetëm dy javë. Më vonë, sipas Angelës, e cila postoi dhe foto të mesazheve (në përgjigje të deklaratës së tij ku thonte se ajo gënjente), Hysenbelliu u përpoq ta kontaktonte sërish, edhe kur ajo ishte e martuar.
Pasi historia shpërtheu në rrjete, Angela publikoi mesazhe nga vajza që i shkruanin në privat, duke e akuzuar Onin për sjellje të ngjashme edhe me to…
Akuzat shkonin deri në ato të organizimeve të festave me alkool, seks, video regjistrimeve dhe pastaj shantazheve. Por dëshmitë e mesazheve anonime nuk u shoqëruan me fytyra e emra, dhe kur një vajzë nga Kosova u përmend me emër, për të cilën thuhej se Oni ia kishte shkatërruar jetën, ajo i mohoi kategorikisht akuzat.
Në vend të një solidariteti të gjerë, siç ndodhi me lëvizjen #MeToo në Amerikë, ku një zë mjaftoi që dhjetëra, qindra, mijëra të tjera të ngrinin kokën, në Shqipëri reagimi u shua shpejt. Kauza u kthye në thashetheme. Se nuk mund të denoncosh anonim.
Nga ana e tij, Fatmir Hysenbelliu reagoi ashpër, duke e quajtur “një sulm të orkestruar nga një femër e pamoralshme” dhe paralajmëroi veprime ligjore për shpifje. Ai u shpreh se nuk kishte dëmtuar askënd dhe se akuzat synonin të dëmtonin imazhin e tij dhe të familjes.
Në fund, çështja, siç edhe në raste të tjera të ngjashme, nuk u kthye në një debat mbi të drejtat e vajzave dhe grave apo mbrojtjen e viktimave të mundshme, as për prepotencën e meshkujve me pushtet, por në një duel virtual mes dy emrave publikë që… ndërkohë që ata zihen dhe të tjerët shikojnë.
Dashi Zakonisht nuk keni probleme të tilla, por gjatë kësaj të marte do të keni një bllokim në komunikim, ndoshta…
Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar në emisionin "Log" në News 24 se Erion Veliaj e ka kërcënuar familjarisht përmes bandave…
Elon Musk, miliarderi i njohur dhe pronar i rrjetit social X, është sot personi më i ndjekur në këtë platformë,…
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, tha se Brukseli po pret formimin e një qeverie të re në…
Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në emisionin "A Show" se Edi Rama që kur ka ardhur në pushtet vijon me…
Masakra e 8 shtatorit në Shkodër ka ngritur pikëpyetje para grupit hetimor që po merret me zbardhjen e krimit me…