showbiz

Andi Vrapi: Pas Gjestit, në finale shkon…

Teksa ishte i ftuar në “Live From Tirana”, Andi Vrapi, ka dhënë mendimin e tij për banorët e “Big Brother VIP 4”, si dhe ka bërë një analizë mbi lojën e tyre. Si e parashikon ai finalen?

Kush mendon se do të shkojë në finale nga banorët e BBV4?

Dihet që shkon Gjesti, pra luftojnë për një vend, jo për dy. Unë jam mes Gertës dhe Eglit, njëra nga të dyja. Nuk di të bëj një parashikim, por mund të jap arsye për secilën. Egli, sepse Gjesti dhe Egli kanë qenë dy ndër personazhet më të përfolur jashtë në rrjet, kanë pasur situata. Egli nisi me situatën e saj me Redonin.

Nga ana tjetër, debatet dhe Kutia e Pandorës dhe nxjerrja e Xumit nga shtëpia, pastaj hyrja e Gjestit, ka pasur një sërë situatash. Dalja dhe hyrja e saj nga shtëpia e “Big Brother”, ka qenë goxha e përfolur dhe ka qenë aktive në çdo prime, për mirë apo për keq nuk ka rëndësi. Kështu që e meriton një vend në finale. Nga ana tjetër edhe Gerta ka qenë aktive me debate, edhe në prime.

Pse mund të shkojë njëra dhe jo tjetra? Mendoj që Eglin e penalizon fakti që ka dalë nga shtëpia për rreth 9 ditë. Ky është minus sepse ka hyrë me informacion gati, që mund të jetë dhe e instruktuar nga njerëz të tjerë. Mund të mendojnë njerëzit që nuk është 100% vetvetja dhe kjo e penalizon. Plus shumicën e situatave i ka pasur me djem, jo kryefjalë vetë. Nga ana tjetër, njerëzit mund të mendojnë se Gerta ka hyrë me minus të madh si motra e Oltës. Përkundrazi, unë mendoj se ka hyrë me një plus shumë të madh si motra e Oltës, sepse 90% e fansave të Oltës janë bërë me Gertën dhe e kanë bërë një sy qorr për të gjitha veprimet negative apo të papërshtatshme që mund të ketë bërë ajo.

Ka ditur ta luajë mirë këtë kartën që ‘më keni përmendur familjen’, duke qenë se i përmendej Olta, duke bërë si e lënduar. Por Gerta nuk është e vetmja që i është përmendur Olta, të gjithëve i janë përmendur familjarët. Nëse i vendos në peshore, është lodhur më shumë Egli se sa Gerta. Por publiku e di vetë.

 

të fundit

Kaq ishte! Alba Pollozhani vendos pikat mbi “i” për lidhjen me Lim Hotin

Ish-banorja e “Ferma Vip” Alba Pollozhani ka reaguar në rrjete sociale lidhur me marrëdhënien e saj shumë të komentuar me…

10 minutes ago

E do Igli Tare te Milani, Bayer Leverkusen merr vendimin final për Granit Xhakën

Me një eksod masiv në prag të Bayer Leverkusen, një tjetër lojtar i lidhur me një largim nga klubi në…

16 minutes ago

Klodiana Lala flet për sulmin me armë ndaj familjes së saj, gazetarja: Më kanë kërcënuar sërish me vajzat e mia

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar këtë mbrëmje në Top Story, ka rrëfyer vështirësitë e të qenit gazetar në vendin tinë,…

21 minutes ago

“Fshini filmimet”, gazetarja tregon si u kërcënua në tregun agroushqimor në Elbasan: Na drejtuan armët! Kjo mazhorancë më hoqi motrën nga puna

Gazetarja Anila Hoxha ishte e ftuar këtë mbrëmje në emisionin "Top Story" ku tema e diskutimit ishte "Gazetarët përballë plumbave",…

35 minutes ago

Vajzat e mitura dhunohen në grup, njërën tentuan ta zhvishnin/ Prindërit: I filmuan që t’i shantazhonin për para! Policia hesht

Dhuna tek adoleshentët sa vjen e po shtohet, i tillë është dhe rasti që Fiks Fare trajtoi mbrëmjen e së…

58 minutes ago

Kombëtarja ndez “motorrët”, zhvillon seancën zyrtare stërvitore në Riga para sfidës me Letoninë

Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar seancën zyrtare stërvitore në stadiumin “Skonto” të Rigës pasditen e të hënës. Pas konferencës zyrtare për…

1 hour ago