showbiz

Anashkalimi i “Barbie” në Oscars 2024, reagon Margot Robbie

Margot Robbie më në fund ka folur për mospërfilljen e ‘aktores më të mirë’ në Oscar për “Barbie”.

“Nuk ka asnjë mënyrë për t’u ndjerë më keq kur e dini se jeni kaq e bekuar”, tha ajo ndërsa iu drejtua audiencës në një shfaqje speciale SAG-AFTRA.

Fansat ishin të zemëruar pas nominimeve të javës së kaluar për Oscars 2024, kur Greta Gerwig u la jashtë kategorisë së ‘regjisores më të mirë’ dhe Robbie nuk gjendej askund në garën e ‘aktores më të mirë’.

Ylli 33-vjeçar i “Aussie” tha se ajo “padyshim” mendonte se Gerwig, 40 vjeçe, duhej të ishte nominuar sepse “ajo që bëri është një gjë që ndodh një herë në karrierë, një herë në jetë”.

Megjithatë, ajo u sigurua të festonte të gjitha nominimet për çmimin Oscar që filmi mori, duke thënë se ishte “përtej ekstazës” nga tetë nominimet kolektive të filmit.

Përveç ‘filmit më të mirë’, një nominim që përfshin Robbie sepse ishte producente, “Barbie” mori vlerësime për ‘skenarin më të mirë’, ‘këngën më të mirë origjinale’ (për “I’m Just Ken” dhe “What Was I Made For?”), ‘kostumografi’ dhe ‘dizajni më i mirë i prodhimit’.

Ryan Gosling u nominua në kategorinë e ‘aktorit më të mirë në rol dytësor’, ndërsa America Ferrera u nominua për ‘aktoren më të mirë dytësore.

“Barbie” është aktualisht filmi me fitimet më të larta i realizuar nga një grua, duke fituar 1.4 miliardë dollarë në arkat botërore vitin e kaluar. 

 

të fundit

Donte t’i gjente djalit punë si inspektor mjedisi në Fier/ Apeli lë në fuqi dënimin për Dritan Lleshin

Gjykata e Posaçme e Apelit ka vendosur këtë të martë të lërë në fuqi dënimin ndaj Dritan Lleshit, i shpallur…

21 minutes ago

Miratohet në parlament pjesëmarrja e Shqipërisë në “Bordin e Paqes” me 113 vota pro

Këtë të enjte, Kuvendi ka ratifikuar projektligjin e qeverisë për pjesëmarrjen e Shqipërisë në “Bordin e Paqes”, nismë e presidentit…

31 minutes ago

Dëmtimi i yllit spanjoll, do të humbasë të paktën 6 ndeshje të rëndësishme me Barcelonën

Mesfushori i Barcelonës, Pedri do të qëndrojë jashtë fushave për një muaj. Pas kontrollove mjekësore, konfirmohet dëmtimi i tij dhe…

50 minutes ago

Osmani: Kosova nënshkruan Kartën e Bordit të Paqes, marrëveshja dërgohet për ratifikim në Kuvend

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka nënshkruar sot në Davos Kartën e Bordit të Paqes, duke e bërë…

1 hour ago

Dyshohet si i përfshirë në vrasjen e Fatmira Dedës/ Vëllai im, fatkeqësi e familjes”, rrëfehet Petrit Qoli: Kam shkollë juridiku…

I pandehuri Petrit Qoli, është marrë në pyetje nga SPAK në kuadër të procesit për “Plumbin e artë”, ndërkohë që…

1 hour ago

Pesë trendet e xhinseve që do të veshim në 2026!

Na pëlqen të fillojmë çdo vit me një “pastrim garderobeje”. Lëmë pas copëza që nuk na përfaqësojnë më ose që…

2 hours ago