Categories: showbiz

Ana shfaqet sërish me Atdheun dhe marrëdhënia e tyre duket e komplikuar (VIDEO)

Pas daljes nga “Për’puthen”, Ana Lleshi ka qenë një nga personazhet më të përfolur. Tashmë ajo nuk do të mbahet mend vetëm si ish-konkurrente e spektaklit të njohur, por edhe si këngëtare. Ajo ka vendosur të debutojë në industrinë muzikore dhe shumë shpejt do të publikojë këngën e saj të parë.

Ajo ka vendosur që këngën ta lançojë javën e ardhshme dhe gjejni pak se kë ka zgjedhur si protagonist për klipin? Atdhe Xharavinën dora vetë! “Prive” ka sjellë disa nga prapaskenat e videoklipit, i cili duket se do të ketë shumë skena të nxehta. Ana dhe Atdheu kanë dhënë dhe një intervistë, e cila të bën të dyshosh se ata nuk janë vetëm miq të mirë.

Të lidhura

None found

Atdheu tha se nuk mund ta refuzonte ftesën e Anës për të qenë në klipin e saj, sepse ajo është shumë e veçantë për të. Por a mund të bëhet Antonela xheloze për skenat në videoklip?

“Veç Antonela?! Jo jo, kjo dihet që është prej këngës, marrëdhënie pune”, u shpreh Atdheu duke qeshur, ndërsa Ana ja pasoi:

“Nuk ka arsye të bëhet xheloz askush, të paktën për ato që ndodhin para kamerave”.

Pas këtyre fjalëve sigurisht lindin dyshime se Ana dhe Atdheu mund të jenë më shumë se miq, ose thjesht janë duke luajtur një lojë për më shumë vëmendje.

Sa i përket këngës së saj, Ana tha se do të jetë nga fillimi deri në fund një diss, por se për kë bëhet fjalë ajo nuk pranoi ta tregonte. Ajo u shpreh se nuk do të këndojë kurrë balada, por vetëm hip hop ose R&B. Ana zbuloi se ka 3 projekte të tjera gati, njëri prej tyre është bashkëpunim me një djalë nga Anglia dhe tjetri me një të Kosovës, emrat e tyre nuk i bëri të ditur.

Gjatë intervistës për “Prive”, Ana refuzoi të fliste për arsyet e ndarjes me Arsimin. Megjithatë ajo nuk e hodhi poshtë faktin se në të ardhmen mund të ketë një bashkëpunim me Arsimin, duke qenë se edhe ai i është futur muzikës dhe do të publikojë një këngë së shpejti.

“Unë dua të them diçka, s’ka as të bëj me djalin në fjalë dhe as me askënd. Muzika është një industri e madhe, ti takohesh me shumë njerëz, kështu që unë nuk dua të them jo për bashkëpunime, jo vetëm për djalin në fjalë, por për asnjë”, tha Ana.

të fundit

Gresë Krasniqi says her father refused a medical check-up in The Hague: How can I ask him to accept care from those who betrayed him?

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka refuzuar kontrollin nga mjekët në qendrën e paraburgimit në Hagë. Këtë e…

3 hours ago

Violent protest, government increases number of police officers receiving a €2,500 bonus

Një tjetër vendim nga Këshilli i Ministrave ndryshon skemën e shpërblimit për punonjësit e Policisë së Shtetit, të miratuar më…

3 hours ago

Gresë Krasniqi tregon se babai refuzoi kontrollin mjekësor në Hagë: Si t’i kërkoj të pranojë kujdesin e atyre që e tradhtuan?

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka refuzuar kontrollin nga mjekët në qendrën e paraburgimit në Hagë. Këtë e…

4 hours ago

Yan Diomande mahnit me një gol spektakolar ndaj ish-klubit në Ligën e Kampionëve

Yan Diomande ka shënuar një gol spektakolar për Real Madridin në përballjen ndaj RB Leipzigut, në kuadër të fazës së…

4 hours ago

BE-ja mund të zbusë ndalimin e shitjes së makinave me benzinë dhe naftë pas vitit 2035

Bashkimi Evropian mund të tërhiqet nga plani për ndalimin e shitjes së veturave të reja me motorë me djegie të…

4 hours ago

Si u bë leva e Volkswagen Golf GTI simboli i topit të golfit?

Modeli Volkswagen Golf GTI është i njohur për shumë karakteristika sportive, por një nga detajet më të veçanta të tij…

4 hours ago