showbiz

Akuza të forta nga Stresi: Artistët në Kosovë kanë ndikuar në arrestimin e Noizyt

Prej pak ditësh, një nga emrat më të njohur të skenës muzikore shqiptare, Rigels Rajku, i njohur si Noizy, është arrestuar dhe po përballet me një situatë ligjore.

Reperi, së bashku me Bahtjar Bajraktarin, pritet të ekstradohet drejt Kosovës, ku të dy do të hetohen për veprën penale “lëndimi i rëndë trupor”.

Arrestimi i tyre ndodhi në Lezhë, pas një kërkese të autoriteteve kosovare, të cilat i akuzojnë për përfshirje në dhunimin e Muhamet Isenit, një personazh i njohur në platformën “TikTok”.

Incidenti ka ndodhur gjatë një koncerti të Noizyt në Pejë disa ditë më parë. Në ngjarjen e rëndë janë të përfshirë edhe persona të tjerë, ndërsa një tjetër reper i njohur, Stresi, është shpallur në kërkim.

Në përballje me këtë situatë, Stresi ka zgjedhur të mbajë një qëndrim të fortë dhe të hapur në rrjetet sociale.

Në një status të fundit në Instagram, ai ka shprehur frustrimin dhe shqetësimin e tij lidhur me zhvillimet e fundit, duke theksuar se ai dhe bashkëpunëtorët e tij janë viktima të një skeme për të sabotuar aktivitetin e tij artistik.

“Mos harroni se këtu do të jemi dhe e dimë se kush ka ndikuar në këtë çështje për të na bërë dëm. Më e forta është se janë ‘Artistë’. Kuku për ju pas tunelit të Kalimashit… Ishit të sigurt se pas verës do të keni koncerte nëpër Shqipëri, por pa mua nuk keni për të bërë asnjë datë, meqë qenka puna kështu. Meqë si kurva jeni munduar të na bëni dëm për këtë verë… Se s’mundeni ndryshe, veç fshehtas. Nuk ka forcë që mundet t’ju garantojë, mbajeni mend.”

Tags: noizySTRESI

të fundit

VIDEO/ Deputeti Erald Kapri thirret në SPAK për kallëzimin ndaj Drejtorit të Policisë, Skënder Hitaj

Paraditen e kësaj të premteje, deputeti i Partisë Mundësia, Erlad Kapri, është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion (SPAK). Mësohet…

5 minutes ago

Trump nuk e përjashton bashkëpunimin me demokratët: S’kam ndërmend të vë veton për gjithçka në dy vitet e ardhshme

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dukej se po e lë pak a shumë të hapur mundësinë e bashkëpunimit me demokratët,…

27 minutes ago

Meteorologu Hakil Osmani zbulon çfarë ndodh me motin në fundjavë, priten reshje dëbore temperaturat zbresin deri në -5°C

Reshjet e shiut do të vijojnë të jenë të pranishme në vendin tonë edhe gjatë fundjavës, ndërsa në disa zona…

31 minutes ago

I dënuari goditi policin me ekspres kafeje në burgun e Burrelit, Drejtoria e Burgjeve tregon gjendjen e efektivit

Pas lajmit për sulmin ndaj punonjësit të Policisë së Burgjeve në IEVP Burrel, ka reaguar zyrtarisht Drejtoria e Përgjithshme e…

59 minutes ago

VIDEO/ Më shkatërruan çdo gjë, Monika Kryemadhi: Punë e madhe po më çuan te burgu i Pogradecit, çdo gjë do e kem falas

Mbrëmjen e djeshme, Monika Kryemadhi, ishte e ftuar në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus. Kryemadhi foli për…

2 hours ago

Shqipëria mirëpret samitin për “Planin e Rritjes”/ Rama: Në fokus reformat dhe integrimi europian! E pranishme edhe Marta Kos

Mëngjesin e sotëm,  përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama, ka ndarë një mesazh ku ka njoftuar për…

2 hours ago