Ylli i “The Big Bang Theory”, Mayim Bialik, është kritikuar për një video në të cilën ajo “vdes duke qeshur” teksa tallet me konfliktin e vazhdueshëm midis Izraelit dhe Palestinës.
Aktorja irritoi njerëzit me postimin në rrjete sociale, ku shihet duke qeshur me batutat e humoristit Dan Ahdoot për situatën.
Në një postim krahas klipit, Bialik shkroi: “Po ndaj reagimin tim ndaj Danit sepse ai më bëri të qesh shumë – mendova se duhet të shihni sa shumë qesh unë dhe ndoshta keni nevojë për një të qeshur nga Dan Ahdoot”.
Në video, Ahdoot tregoi se si do të dukej “përgjigjja” e izraelitëve ndaj frazës “Nga lumi në det”, dhe Biyalik po “vdiste” duke qeshur me këtë.
Megjithatë, shumë tani akuzojnë Bialik për banalizimin e konfliktit, i cili ka çuar në vdekjen e mijëra njerëzve.
“Gjithçka që dëshmon Mayim Bialik është se mund të kesh një doktoraturë dhe prapë të kesh një gur në vend të trurit”.
“Nuk e kisha idenë se Mayim Bialik që pashë në televizion kur isha fëmijë do të rritej për të justifikuar krimet e luftës dhe gjenocidin, duke qeshur si një psikopate”.“Kjo është e sëmurë. Fëmijët vdesin çdo ditë. Njerëzit po mbahen peng”, theksoi një tjetër.
Ka përfunduar seanca në Gjykatën Kushtetuese, në lidhje me pezullimin nga detyra të zv/kryeministres Belinda Balluku, vendim i marrë nga…
Pas gjithë zhurmës të viteve të fundit, Chiara Ferragni ka shënuar rikthimin e saj në modën ndërkombëtare si imazhin e…
Ditën e sotme, Prokurorja e SPAK Dorina Bejko, ka argumentuar në Gjykatën Kushtetuese arsyet pse Belinda Balluku, e marrë e…
15 vite pas zhdukjes misterioze që tronditi opinionin publik shqiptar, një dëshmi e re dhe tepër e rëndë ka rikthyer…
Këtë të enjte, Prokurori i SPAK, Dritan Prençi, gjatë seancës në Gjykatën Kushtetuese, ka zbuluar se zv.kryeministrja, njëherësh ministrja e…
E drejtpërdrejtë dhe pa hezitim në deklarata, Monika Kryemadhi po shfaqet para publikut edhe në rolin e opinionistes në Big…