Aktorja Mariana Kondi ka ndarë një rrëfim të fortë personal, duke folur hapur për raportin me të atin dhe figurën që ajo e konsideron realisht “baba”.
“Unë mendoj që njeriun kush e rrit, ai është baba”, tha Kondi, duke shtuar se për të vendin kryesor e ka pasur gjithmonë e ëma.
None found
Ajo tregoi edhe takimin me të atin pas 50 vitesh, një moment që nuk solli emocionin e pritur: “Kur e takon dhe nuk ndjen… nuk ndjen”.
Në të kundërt, ajo vlerëson figurën e njeriut që e rriti: “Ishte ai që më sillte kafen, më fliste për librat, për jetën… ai ishte baba për mua.”
Biseda u ndal edhe te nëna e saj, e cila nuk krijoi më një lidhje tjetër: “Asnjëherë. Sa gabim… por ishte koha”. Sipas Kondit, ishte mentaliteti ai që e detyroi të zgjidhte fëmijët mbi jetën personale.
“Kur ju shikoj ju mirë, kjo është mrekulli për mua”, kujtoi ajo fjalët e nënës, duke mbyllur një rrëfim që flet për mungesë, sakrificë dhe zgjedhje që nuk ishin gjithmonë të lira.
Dashi Ndikimi i Neptunit do sjelle shume turbullira sot ne jetën tuaj sentimentale. Ka rrezik qe disa te kalojnë një…
Autoritetet arabe kanë njoftuar se porti i Khor Fakan, në bregun lindor të Emirateve të Bashkuara Arabe, pranë hyrjes së…
Gjatë darkës që Vëllai i Madh i ka organizuar banorëve të Big Brother VIP 5, Mateo ka surprizuar banorët duke…
Një 68-vjeçar nga Durrësi ka humbur jetën sot në orët e para të mëngjesit në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”,…
Një penallti e shndërruar në gol nga Akturkoglu në minutën 101, vendosi derbin e zjarrtë të Stambollit mes Fenerbahçes dhe…
Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq, ka kërkuar nga Gjykata Speciale shpalljen e tij të pafajshëm për të gjitha pikat…