showbiz

Aktorja e famshme trondit me pamjen pas ndërhyrjeve estetike (FOTOT)

Aktorja e njohur Danniella Westbrook, ka tërhoqur vëmendjen në rrugët e Londrës, me një pamje që ka ngjallur shqetësim dhe kuriozitet.

Aktorja 50-vjeçare, e njohur për rolin e saj ikonë në serialin britanik të viteve ’90, “EastEnders”, duket se po kalon një transformim të vështirë, duke bërë bujë me pamjen e saj të re.

Të lidhura

None found

Në vitet e fundit, Danniella i është nënshtruar një sërë operacionesh plastike, për të rikthyer pamjen e saj pas viteve të vështira të abuzimit me substanca dhe problemeve të tjera shëndetësore.

Vitin e kaluar, ajo udhëtoi në Turqi për një ndërhyrje kirurgjikale të gjerë, e cila përfshinte ristrukturimin e kockës së nofullës dhe rinovimin estetik të fytyrës.

Pavarësisht pritshmërive të saj për një transformim pozitiv, komplikacionet e operacionit i shkaktuan dhimbje të mëdha.

Pas operacionit në Turqi, Danniella u zhvendos në Portugali për të pushuar dhe për t’u rikuperuar, por në vend të qetësisë, ajo përjetoi një dhimbje të fortë dhe të vazhdueshme.

Në një postim në “Instagram”, ajo ndau përvojën e saj të vështirë, duke shkruar:

“Vetëm unë mund të zbrisja në Portugali pas një operacioni në spital. Dhimbja që përjetova ishte e pabesueshme, më e tmerrshmja në ditët e fundit. Ndihem sikur kam një vrimë në kokë, fjalë për fjalë”.

Aktorja ka qenë gjithmonë e hapur për betejat e saj personale, përfshirë varësinë nga droga dhe shëndetin e dobët.

Ajo ka deklaruar se operacionet e fundit, ishin pjesë e një përpjekjeje për t’i dhënë fund vuajtjeve të saj dhe për të rigjetur veten.

Megjithatë, këto ndërhyrje nuk kanë qenë pa rreziqe dhe kanë shkaktuar shqetësim mes ndjekësve të saj dhe të afërmve.

Pavarësisht vështirësive, Danniella Westbrook, mbetet optimiste për të ardhmen dhe ka treguar se ka plane të reja për të vazhduar karrierën e saj në aktrim dhe televizion.

Ajo ka qenë gjithashtu, e zëshme për rëndësinë e kujdesit për shëndetin mendor dhe fizik, duke inkurajuar ndjekësit e saj të kërkojnë ndihmë kur kanë nevojë dhe të mos dorëzohen kurrë, pavarësisht sfidave me të cilat përballen.


 



të fundit

Parashikimi i motit 2 Nëntor 2026/ Kthjellime, vranësira dhe reshje shiu

Sot vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohetme alternime kthjellimesh e vranësira mesatare deri të…

48 seconds ago

Horoskopi 2 Nëntor 2026/ Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë

Dashi Me ne fund do ndiheni te lumtur juve qe jeni ne një lidhje. Do i lini pas krahëve te…

10 minutes ago

Private jet crashes in Florida’s Palm Beach County, killing all nine people on board

Nëntë persona kanë humbur jetën pasi një avion privat u rrëzua në një zonë të banuar në Palm Beach County,…

7 hours ago

From Zurich to Tirana, youth protests escalate into violence

Protestat e udhëhequra nga të rinjtë, që po tronditin Evropën këtë vjeshtë, përfunduan të shtunën në mbrëmje me dhunë në…

7 hours ago

Nga Zürichu në Tiranë, protestat e të rinjve përshkallëzohen në dhunë

Protestat e udhëhequra nga të rinjtë, që po tronditin Evropën këtë vjeshtë, përfunduan të shtunën në mbrëmje me dhunë në…

7 hours ago

Rrëzohet një avion privat në Palm Beach County të Floridës, vdesin nëntë personat në bord

Nëntë persona kanë humbur jetën pasi një avion privat u rrëzua në një zonë të banuar në Palm Beach County,…

7 hours ago