showbiz

Aktorja e famshme shfaqet në OSCAR me fustanin e Monika Lubonjës (FOTO LAJM)

Mbrëmjen e ditës së dielë u zhvillua edicioni i 94-rt i çmimeve Oscar 2022, ku filmi “Coda” u shpall triumfuesi. Komedia dramatike me regji të Sian Heder është një remake i filmit francez të vitit 2014, “La Famille Bélier”.

Ndërkaq, tapeti i kuq u rikthye më magjik se kurrë. Ndërsa vitin e kaluar u pa një version i shkurtuar i ngjarjes për shkak të kufizimeve të lidhura me pandeminë, këtë vit e gjithë shkëlqimi dhe magjepsja u rikthye në këtë cep të Hollivudit. Veshjet ishin mjaft të veçanta dhe unike sepse normalisht ishin stiluar dhe punuar me mjaft mjeshtëri nga stilistët më të njohur nga bota e madhe e modës.

Por le të ndalemi pak tek një veshje në veçanti. E kemi fjalën për atë të Tiffany Haddish. Aktorja e njohur e komedisë u prezantua me një fustan elegant si në tapetin e kuq, ashtu edhe në ‘after party’-n e organizuar nga “Vanity Fair”. Haddish është veshur nga stilisti i njohur shqiptar me famë ndërkombëtare Valdrin Sahiti.

Ky i fundit kishte zgjedhur që aktoren e famshme ta vishte me një nga stilimet e prezantuara më herët gjatë këtij viti. Bëhet fjalë për të njëjtin fustan që kishte veshur aktorja Monika Lubonja në një nga netët e spektaklit “Big Brother VIP”, kur banorët morën të gjithë si dhuratë veshje të stiluara nga Valdrini. Monika e kishte veshur këtë fustan në kuadër të festës së Vitit të Ri, kur stafi kishte befasuar banorët, duke iu sjell në shtëpi veshje të realizuara enkas nga stilisti i njohur kosovar.

të fundit

Plagosi me sende të forta një shtetas gjatë një konflikti, arrestohet 25-vjeçari në Durrës (EMRI)

Një ngjarje e dhunshme u regjistrua në lagjen nr. 14 të Durrësit, ku një 25-vjeçar plagosi rëndë një person gjatë…

23 minutes ago

Vrasja e trefishtë në Gjilan, autorët ende në arrati

Një javë pas ngjarjes tragjike të vrasjes së trefishtë në qendër të Gjilanit, krimi mbetet ende i pazbuluar ndërsa qytetarët…

46 minutes ago

Aksident i rëndë në Berat, humb jetën 29-vjeçari

Në orët e para të mëngjesit rreth orës 04:30, një aksident i rëndë ka ndodhur në Moravë të Beratit .…

1 hour ago

Familja Cani: Martini dhe Eraldi nuk u vranë nga TikTok-u, të merren masa për të mbrojtur fëmijët

Pas vrasjes me thikë të Martin Canit nga një bashkëmoshatar në afërsi të shkollës “Fan Noli”, një tjetër tragjedi goditi…

2 hours ago

FSHF takim me klubet e Superiores dhe Kategorisë së Parë, prezantohen ndryshimet në Rregullore

Sektori i Arbitrimit, në bashkëpunim me Departamentin e Garave, organizoi një takim me klubet e Abissnet Superiore dhe Kategorisë së…

2 hours ago

Situata e zjarreve në vend/ 34 vatra në 24 orët e fundit, ja zonat më problematike

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë, janë regjistruar 34 vatra zjarri, nga të cilat 27 janë shuar, 5…

2 hours ago