showbiz

Aktorja Ana Lika rrëfen periudhën e vështirë pas humbjes së nënës: U diagnostikova me epilepsi

Aktorja e njohur shqiptare Ana Lika, ka ndarë një rrëfim të rrallë dhe prekës për një nga periudhat më të vështira të jetës së saj.

Pas humbjes së nënës, Ana Lika ka treguar se është përballur me një krizë të rëndë shëndetësore dhe emocionale, e cila ka përkuar me kohën ku dhe ajo mësoi se do bëhej nënë.

“Pas vdekjes së mamit, më diagnostikuan me një problem neurologjik, një formë epilepsie”, tregoi Ana, në emisionin “Mam”, duke shtuar se për herë të parë një krizë epilepsie e kishte përjetuar pikërisht gjatë kontrollit të parë për vajzën e saj.

Ajo pranoi se për një kohë të gjatë kishte frikë të pranonte publikisht sëmundjen, pasi nuk donte qe vajza e saj të kishte një mama të paaftë.

“Duke bërë ekon, më kap një krizë. Kisha frikë të tregoja që isha e sëmurë. Jo sepse më vinte keq për veten time, por sepse nuk doja që vajza ime të kishte një mama të paaftë”, ka thënë ajo.

Për shkak të trajtimit me medikamente, aktorja tregon se mori vendimin që vajzës së saj Marvel të mos i jepte gji.

Më tej ajo foli edhe për marrëdhënien me partnerin e saj, Bjordin, ku i ka treguar për herë të parë për sëmundjen dhe madje e ka pyetur nëse donte të ishin më bashkë.

“E kam pyetur nëse donte të rrinte me mua. Doja të dija nëse i peshoja. Nuk doja të isha barrë për askënd”, tha ajo, ndërsa e përshkroi Bjordin si “shtyllën” e saj, ndërsa për veten u shpreh: “Mbase unë jam ndihma e Bjordit tamam tamam”.

të fundit

Në koma prej 20 vitesh, ndërron jetë në moshën 36-vjeçare “Princi i fjetur” i Arabisë Saudite

Princi saudit Al-Waleed bin Khalid Al-Saud, është ndarë nga jeta në moshën 36-vjeçare, pasi kaloi më shumë se dy dekada…

16 minutes ago

Sherri mes bznesmenëve në Ksamil/ Arrestohen tre persona, procedohet edhe një i mitur (EMRAT)

Policia ka arrestuar tre persona, në lidhje me konfliktin e ndodhur ditën e djeshme në Ksamil, ku u dhunua Albert…

59 minutes ago

Aksident në Sarandë/ Makina përplaset me motorin, plagoset në kokë 22-vjeçari (EMRAT)

Mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:50, një aksident rrugor ka ndodhur në rrugën “Studenti”, pranë barit “Ali Pasha” në qytetin…

1 hour ago

Paga 500 euro dhe strehim/ Skema që po sjell punëtorët afrikanë në Shqipëri

Nga Gana në Tiranë, gjatë këtij sezoni turistik është shtuar ndjeshëm numri i punonjësve të pastrimit dhe shërbimit në bare…

2 hours ago

Mesfushori i Kombëtares Julian Shehu, shënon një supergol në kampionatin polak (VIDEO)

Mesfushori shqiptar Julian Shehu, realizoi një gol spektakolar në minutën e 40-të të sfidës kundër Zagłębie Lubin, takim i vlefshëm…

2 hours ago

Ndahet nga jeta At Nikolla Marku, Prifti i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare “Shën Maria” në Elbasan

Mbrëmjen e djeshme, më 19 korrik 2025, në orën 22:00, u nda nga jeta në moshën 77-vjeçare, pas një sëmundjeje…

2 hours ago