showbiz

Aktori më i njohur i ditëve të sotme jeton i izoluar: Nuk ka internet në shtëpi dhe nuk përdor celular

Personazhi kryesor i filmit Oppenheimer dhe njëherësh aktori më i njohur i ditëve të some, Cillian Murphy jeton një jetë të izoluar dhe nuk i pëlqen teknologjia.

Ai jeton në zonën Monkstown të Dublinit, Irlandë me gruan e tij Yvonne McGuinness, me të cilën është martuar që nga viti 2004, shkruan IrishMirror. Ata jetojnë në një shtëpi e cila nuk ka internet, për të cilën Cillian shpenzoi 1.7 milion euro.

Murphy i shmanget përdorimit të teknologjisë në shtëpinë e tij, pa telefon si dhe pa internet.

Producentja e filmit Oppenheimer, Emma Thomas e cila gjithashtu është gruaja e regjisorit Christopher Nolan tregoi për periudhën kur tentoi ta telefononte Murphyn në shtëpi për t’i treguar se e kishte fituar rolin kryesor në film.

Filmi i Christopher Nolan, Oppenheimer që ngërthen ngjarjen e ndërtimit të bombës së parë bërthamore në botë është i nominuar në një sërë kategorish për Oscars këtë vit, përfshirë edhe në kategorinë kryesore.

Aktori Cillian Murphy që portretizon rolin e kreut të Projektit Manhattan, Robert Oppenheimer, është gjithashtu i nominuar në kategorinë “Aktori më i mirë”.

Ky do të ishte një sukses padyshim i madh për Murphyn nëse do ta arrinte të fitonte këtë çmim në Oscars.

Aktori irlandez, është aktori më i përfolur i ditëve të sotme dhe famën e tij kulminante e kishte arritur edhe në serinë Peaky Blinders, në rolin e Thomas Shelby.

të fundit

Horoskopi 30 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Gjate gjithë kësaj dite do jeni me humor te mire dhe do ruani komunikimin e ngrohte me partnerin. Do…

5 hours ago

“Fiksimi” i Igli Tares, drejtori i Milanit përshpejton gjithçka për ish-lojtarin që Reali kërkon 50%

Mario Gila është objektiv kryesor i Igli Tares për merkaton e janarit, siç raportohet në Itali. Mbrojtësi i qendrës vlerësohet…

5 hours ago

Sulmi në rezidencën e Putin? Trump: U zemërova shumë kur Putin më informoi

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se presidenti rus, Vladimir Putin, e informoi atë në një telefonatë të hënën në…

5 hours ago

“Pa shpirt, pa program, pa ide!”/ Baton Haxhiu shpjegon pse humbi opozita në Kosovë: Luftuan për vendin e dytë

Analisti Baton Haxiu, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, shpjegoi se përse opozita humbi zgjedhjet në Kosovë.…

5 hours ago

Mundësia e përballjes me Brazilin, Silvinjo: Në finale të Botërorit, jam tifoz me Shqipërinë

Trajneri i Kombëtares foli edhe për ecurinë e kuqezinjve si edhe u ndal te një fakt shumë interesant. Nëse Shqipëria…

6 hours ago

Skandali në Vlorë/ Mbërrijnë pjesët hidraulike nga Turqia, rinis puna për riparimin e tubacionit kryesor të furnizimit me ujë

Pjesët hidraulike që nevojiteshin për rregullimin e defektit të tubacionit në vlorë kanë mbërritur nga mbrëmjen e sotme nga Turqia.…

6 hours ago