Klodian Hoxha, aktor shqiptar, është përfshirë në trupën e një seriali që do të shfaqet në televizionin shtetëror të Serbisë.
I pranishëm në programin “Në Shtëpinë Tonë” të Top Channel, ai ndau disa nga momentet që çuan në këtë bashkëpunim, pa lënë pas dhe të folurit rreth personazhit të tij si shef. Ai rrëfeu se përmes një agjenti arriti të kapërcente kufijtë profesionalë. Fillimisht, Hoxha kishte kryer një provë për një personazh tjetër, por që kërkonte gjuhën serbe, dhe e kishte refuzuar sepse nuk ndihej i aftë ta realizonte. Më tej, iu ofrua një rol tjetër që përfshinte dialogë në shqip, në anglisht dhe gjermanisht. Duke folur për këtë rol, ai u shpreh: “Unë luaj rolin e një bosi, që jetoj në Beograt”, por nuk zbuloi më shumë hollësi.
None found
Artisti zbuloi gjithashtu se së shpejti do të paraqitet me një iniciativë të rëndësishme personale, e cila do të jetë pjesë e festivalit të Kanës. “Po mundohemi të bëjmë diçka tonën, nga ana e produksionit. Është diçka shumë interesante. Kemi dëshirë të bëjmë një film shqiptar ku do të jem edhe pjesë e produksionit”, theksoi Hoxha.
Klodian Hoxha ka ndërtuar një rrugëtim artistik që shtrihet nga teatri te kinemaja, si brenda vendit ashtu edhe në skenën ndërkombëtare. I diplomuar në Akademinë e Arteve në Tiranë, ai tashmë e sheh veten edhe në rolin e producentit kinematografik në një të ardhme jo të largët.
Rumania ka ngritur nivelin e gatishmërisë pas një incidenti të ri ajror pranë kufirit me Ukrainën, ku një avion luftarak…
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka marrë të gjitha masat e nevojshme infrastrukturore dhe në aspektin e burimeve njerëzore…
Analisti politik Lirim Gashi ka reaguar me tone të ashpra ndaj, siç e quan ai, retorikës nacionaliste serbe dhe mbrojtjes…
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka rindërtuar kronologjinë e Ligjit për Investimet Strategjike, nga miratimi i tij në vitin…
Shoferët që udhëtojnë sot për në Greqi përmes pikës kufitare "Bogorodica" po përballen me vonesa të gjata, pasi duhet të…
Në protestën e 55-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës, qytetarët kanë ironizuar përmes pankartave dokumentin e prezantuar nga kreu…