Aktori i njohur Kliti Roshi, teksa ishte i ftuar në emisionin “S’e Luan Topi”, bëri deklarata të forta lidhur me vdekjen e Artistin të Popullit, Kadri Roshi, ku hodhi akuza ndaj ish-drejtorit të Spitalit Ushtarak, të asaj kohe, i cili sipas tij, u bë shkaktar për vdekjen e babait të tij.
“Kadriu u operua (në Greqi). Jetoi gati tre vite pas operacionit. Ditët e fundit, do ta quaja me gojën plot, nëse ka këllqe personi, ai e di shumë mirë për kë po flas të vijë ai personi, ndaç këtu e ndaç aty tek ju. Atë e vrau, me gojën plot, një person i vetëm. Ai e di shumë mirë. Ka qenë drejtor i Spitalit Ushtarak, ku Kadriu u shtrua dhe u përkujdesën për të nëpërmjet interesit, si nga presidenti i asaj kohe Alfred Moisiu, ashtu edhe nga kryeministri Nano.
None found
Iu la porosi që do të ndjekësh hap pas hapi, me gishtin tregues drejt tij, pra që ke përgjegjësi direkte ti për atë. Në fund Kadri Roshi përfundon me dëmtim të rëndë të veshit të mesit, që i jepte humbje ekuilibri, si rezultat i 24 flakon-streptomicinë. Atëhere këtij personi që i ishte ngarkuar kjo gjë, çfarë bëre. Iu bë jashtëzakonisht mjekim i gabuar, vdekjeprurës mund ta them. 24 flakonë, a je në binarë apo jo. Kjo e vrau, në kuptimin fizik, ai nuk lëvizte dot. Ishte i vdekur, i mbaruar, edhe në tualet donte shoqërues, nuk kishte ekuilibër”, u shpreh ai.
Një 76-vjeçar nga Shkupi, me iniciale K.P., ka denoncuar në polici se është sulmuar fizikisht në shtëpinë e tij nga…
Kategoria e DyteDitën e sotme prej orës 13:30, janë luajtur 5 ndeshje të Kategorisë së Dytë, Grupi A, java e…
Dalja e votuesve në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Komunën e Bërvenicës vazhdon të rritet dukshëm.Sipas informacioneve të…
Pas përfitimeve që ka vërejtur nga vaksinimi kundër gripit sezonal, pensionistja Dobrilla tashmë çdo vit aplikon për të marrë vaksinën…
Pesë adoleshentë, të moshës 16 dhe 17 vjeç, kanë mbetur të plagosur rëndë pas një sulmi me thikë gjatë një…
Detaje të reja tronditëse janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në fshatin Demiraj të Gjilanit, ku mëngjesin e sotëm u…