Aktori i mirënjohur, Mevlan Shanaj, gjatë një interviste të zhvilluar së fundmi ka rrëfyer detaje nga njohja e tij me bashkëshorten, Natasha.
Ai u ndal në kohët kur të dy ata ishin student dhe si filloi çdo gjë, teksa foli dhe për dy fëmijët e tyre.
None found
Por si lindi dashuria mes tyre? Ja çfarë tha ai:
“Ishim studentë. Unë në vitin e fundit për aktor, Natasha në vitin e parë për gazetari. Kishim godinat pranë, karshi. Natasha vinte nga Korça. Një ditë isha ushtar me automatik te godina, shërbim te depoja e armëve. Më vjen kjo goca së bashku me një shoqe tjetër dhe unë se çfarë i thashë ashtu, humor, Natasha u hutua dhe u rrëzua. Kështu jam njohur me Natashën. Tani Natasha thotë që atë natë më ka parë në ëndërr, kaq e hutuar ka qenë. Natasha ishte te godina qendrore, unë isha të Universiteti i Arteve dhe disa herë shiheshim e këmbeheshim. Kështu ishte fillimi.Prindërit e Natashës? Sigurisht që nuk donin. Aktor, mysliman, këta korçarë, histori të tjera (qesh). Pastaj krenoheshin me mua. Vajza quhet Era. Studioi në Holandë, u njoh me një holandez dhe na ka bërë gjyshër me binjakë, sot jetojnë në Uashington. Joni (djali) jeton në Shqipëri dhe është pedagog në Universitetin e Arteve për regji filmi. Joni është kthyer, ka bërë shumë vite në Suedi. Ka bërë gjimnazin atje, dy universitete dhe tani është në Tiranë. Jam i kënaqur, siç janë prindërit kur fëmijët kanë rezultate, kur janë të mbarë. Nuk është për t’i rënë gjoksit, por kemi qenë me fat.”
Cesc Fabregas ka komentuar fitoren historike të Comos me rezultat 9-1 ndaj Lensit në Ligën e Kampionëve, duke kërkuar nga…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me kryetarët dhe sekretarët e degëve të PD-së, ka bërë thirrje…
Një anëtar i një organizate kriminale që mashtronte gra të moshuara ka rënë në prangat e Policisë në Selanik. [...]…
Dy aktivistët Dritan Goxhaj dhe Edison Lika janë liruar mbrëmjen e kësaj të mërkure, pasi u shoqëruan me forcë nga…
Kërkimet për 69-vjeçarin, Hamit Ibro janë duke vazhduar nën rrënojat e pallatit të shkatërruar nga shpërthimi që ndodhi ditën e…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me kryetarët dhe sekretarët e degëve të PD-së, ka bërë thirrje…