Categories: showbiz

Aktori i njohur diagnostifikohet me autizëm në moshën 49 vjeçare

Aktori 49 vjeçar i serialit ‘Prison Break’, Wentworth Miller me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram ka njoftuar se është diagnostikuar me autizëm. Sipas aktorit, ai i përket pak rasteve të të rriturve që janë diagnostikuar me autizëm në këtë moshë. Zakonisht autizmi shfaqet në moshën 2 ose 3 vjeç.

“Nuk është diçka që do të ndryshoja. Ka të bëjë me atë që jam dhe me atë që kam arritur ,” tha aktori në fillim të postimit të tij.

Në veçanti, ai publikoi një sfond të bardhë në llogarinë e tij dhe shpjegoi se ai ishte diagnostikuar me autizëm vitin e kaluar.

“Kjo vjeshtë shënon një vit që kur mora diagnozën time joformale të autizmit,” tha ai. Ai më pas deklaroi se e kishte kuptuar atë shumë kohë më parë, por më pas u bë zyrtar:

“Parapriu një vetë-diagnostikim. Pasoi një diagnozë zyrtare. Ky është një proces i gjatë, i vështirë që patjetër që ka nevojë për një azhurnim. Unë jam një burrë i moshës së mesme, jo 5 vjeç ” .

Në fund, ai deklaroi se ndihet me fat që kishte mundësinë për të marrë një diagnozë, pasi “nuk është një privilegj që shumë e gëzojnë” .

“Unë nuk di shumë për autizmin. Unë mund të ndaj përvojën time, por nuk mund të flas në emër të të gjithë. Për momentin, është detyra ime të provoj të kuptuarit tim, duke rishqyrtuar 5 vitet e fundit nga një perspektivë tjetër ”, theksoi aktori.

të fundit

Horoskopi 6 Korrik, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Mundohuni të përfitoni nga fakti se yjet janë në anën tuaj dhe mund të keni mundësi të mira për…

4 hours ago

“Do rikthej lirinë tuaj”, Elon Musk sfidon Donald Trump, themelon “Partinë Amerikane”: E duan qytetarët

"Paria Amerikane". Kështu quhet partia politike e miliarderit Elon Musk i cili duket se po sfidon Presidentin e SHBA, Donald…

5 hours ago

Maqedonia e Veriut do vendosë taksë beqarëve? Mickoski: Më shumë vdekje se sa lindje

Në një aktivitet të qeverisë kryeministri Mickoski tha se është koha për një shtet ku më shumë të rinj të…

5 hours ago

Lufta në Ukrainë, gjenerali ukrainas paralajmëron ofensivë të re ruse

Komandanti i ushtrisë ukrainase, Oleksandr Syrskyi, paralajmëroi të shtunën për mundësi të një ofensive të re ruse në rajonin e…

5 hours ago

Tragjedi në alpet austriake, rrëzohet avioni i vogël, humbin jetën katër persona

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Austri ku një avion i vogël është rrëzuar në zonën malore të Pinzgau pranë…

5 hours ago

Sa u pagua në Hollywood? Rrëfehet Inva Mula: Milionat nuk më interesojnë sepse…

Sopranoja me famë ndërkombëtare, Inva Mula ishte e ftuar këtë mbrëmje në “Goca dhe Gra” në Top Channel. Teksa rrëfeu…

6 hours ago