showbiz

Aktori i famshëm ndan lajmin tronditës me fansat: Jam diagnostikuar me…

Aktori i njohur amerikan Eric Dane, i cili u bë i famshëm me rolin e tij në serialin “Grey’s Anatomy” dhe aktualisht është pjesë e kastit të “Euphoria”, ka zbuluar se është diagnostikuar me sklerozë laterale amiotrofike (ALS), një sëmundje e rrallë neurodegjenerative që prek neuronet motorike.

Lajmin e bëri publik vetë 52-vjeçari në një intervistë për revistën “People”, ku shprehu mirënjohjen për mbështetjen që po merr nga familja. Dane u shpreh:

Ndihem me fat që kam pranë vetes njerëzit e mi më të dashur, për të hyrë së bashku në këtë kapitull të ri të jetës sime

Aktori është i martuar me aktoren Rebecca Gayheart dhe së bashku kanë dy vajza adoleshente: Billie Beatrice, 15 vjeç dhe Georgia Geraldine, 13 vjeç. Pavarësisht diagnozës, Dane nuk ka ndërmend të ndalë së punuari.

Mezi po pres të rikthehem në xhirimet e ‘Euphoria’ javën e ardhshme. Do të isha mirënjohës nëse do t’i jepnit familjes sime dhe mua pak privatësi gjatë kësaj kohe.

ALS është një sëmundje që çon në paralizë të muskujve, duke filluar me dobësi në gjymtyrë dhe vështirësi në të folur, deri në pamundësi për të lëvizur, folur apo marrë frymë pa ndihmë.

 

të fundit

Horoskopi 7 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Mundohuni që të shikoni përpara, të përvishni mëngët edhe pse mund t’iu duket e vështirë për shkak të shumë…

2 hours ago

Sa para dhe mallra mund të sillni me vete kur udhëtoni? Ja rregullat e reja doganore

Udhëtarët që hyjnë në territorin shqiptar mund të sjellin me vete mallra për përdorim vetjak ose në formë dhurate, pa…

2 hours ago

Sa shqiptarë paguajnë për të pasur internet në shtëpi?

Kur vjen çështja tek interneti, shumë shqiptarë zgjedhin të abonohen në kompani të cilat ofrojnë si shërbimin e internetit, ashtu…

2 hours ago

Shumë pranë paqes? Mediat: Donald Trump do të takojë javën e ardhshme Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelenskyn

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump po planifikon që të takohet me dy homologët e tij, Vladimir…

3 hours ago

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, kryetari i Kuvendit bën publike datën zyrtare

Në një intervistë për një televizion lokal, Gashi shprehu pritshmëritë për zgjedhje të ndershme dhe demokratike, një fushatë dinjitoze, kulturë…

3 hours ago

Tragjedi në Durrës/ Gruaja bie nga dritarja e tualetit, humb jetën në vend

Një ngjarje tragjike ka ndodhur gjatë orëve të mbrëmjes të kësaj të mërkure në qytetin e Durrësit ku një grua…

4 hours ago