Aktori hollivudian Danny Glover, veshi kostumin e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri në xhirimet e serialit “The prosecutor” “Prokurori”.
Në një intervistë për News 24, aktori me karrierë 35 vjeçare në ekran, i cili kapi majat e famës në rolin e agjentit të policisë në serinë e filmave “Arma vdekjeprurëse”, ku luan përkrah të famshmit Mel Gibson thotë se po largohet me përshtypjet më të mira për shqiptarët dhe Shqipërinë për të cilën nuk kishte dëgjuar kurrë më parë.
“Do u them miqve se sa të mrekullueshëm janë shqiptarët, pata fatin të shëtisja vendin tuaj, kam takuar njerëz të mahnitshëm. Pashë njerëz të thjeshtë, punëtorë, më kujtuan gjyshërit e mi, prindërit. Në rolet që kam luajtur, në bashkëpunimin që kam pasur me Kombet e Bashkuara si ambasador për të bërë gjëra, unë ndihem krenar. Jam krenar që jam aktor i suksesshëm por edhe se kam mundësi ta bëj botën një vend më të mirë. Me regjizorin shqiptar unë do të punoj sërish, do e gjej një mënyrë si të bashkëpunoj patjetër”,-tha aktori hollivudian Glover.
Xhirimet u zhvilluan në fshatin piktoresk Vuno të Himarës, në Bulqizë dhe Tiranë. Seriali me regji dhe skenar të Fatmir Dogës është aksion-triler dhe për realizimin e tij është filmuar në disa shtete europiane.
Seriali “Prokurori” me 10 seritë e para i ka kaluar tashmë filtrat e Netflix, Amazon dhe pritet në transmetohet në njërën nga platformat në shtator të këtij viti tha regjizori Doga. Sakaq producenti i serialit Ylli Ujka tha se të tjerë yje të Hollivudiut do të marrin pjesë në projekte të tjera, synohet të ngrihet një industry e tërë që do të gjenerojë vende pune. Aktori amerikan Danny Glover është nominuar për 4 çmime Emmy.Mediat amerikane e vlerësojnë si një nga aktorët më të mirë që nuk ka marrë kurrë një nominim për “Oscar”.
Glover gjithashtu është ambasador i Kombeve të Bashkuara dhe aktivist i angazhuar në çështje që përfshinë të drejtat civile, krizat humanitare apo emigracioni.
Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK), ka refuzuar kërkesën e anëtarëve të Këshillit Bashkiak të Tiranës, që kryetari Erion Veliaj, të…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar në Bruksel aty ku do të marrë pjesë në samitin BE-Ballkani Perëndimor përkrah…
Këtë të mërkurë, në një konferencë për mediat, kryedemokrati Sali Berisha, ka publikuar pjesë nga dosja hetimore e Belinda Ballukut,…
Sasa Hoda pak ditë më parë ka tronditur me rrëfimin në Big Brother VIP Kosova 4. Ajo tregoi se vuan…
Një situatë e tensionuar dhe e pakëndshme ka shoqëruar episodin e sotëm të programit “Përputhen”, ku një debat mes dy…
Georgina Rodriguez ka komentuar propozimin për martesë, konkretisht unazën prej 3 milionë dollarësh që mori nga Cristiano Ronaldo, duke thënë…