Categories: showbiz

Aktori i “Breaking Bad” RJ Mitte vdes në moshën 34-vjeçare; dyshimet paraprake flasin për vetëvrasje

RJ Mitte, aktori amerikan që interpretoi Walter “Flynn” White Jr. në serialin e njohur “Breaking Bad”, ka ndërruar jetë në moshën 34-vjeçare, raportoi TMZ.

Të lidhura

None found

Një zyrtar i qarkut konfirmoi për median amerikane se aktori vdiq të hënën në Teksas. Sipas TMZ-së, dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e vetëvrasjes. Autoritetet kanë bërë të ditur se hetimet për rastin janë ende në zhvillim.

Përfaqësuesit e Mitte-s konfirmuan lajmin për TMZ-në dhe shprehën pikëllimin për humbjen e tij.

“Me dhimbje të madhe njoftojmë ndarjen tragjike nga jeta të RJ Mitte-s, aktorit të dashur, filantropit dhe zëdhënësit për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara”, thuhej në deklaratën e tyre.

Roli i Walter White Jr., djalit të personazhit kryesor Walter White, e bëri Mitte-n të njohur në mbarë botën. Ai u shfaq në 56 episode të serialit të vlerësuar “Breaking Bad”.

Aktori, i cili vetë jetonte me paralizë cerebrale, shfrytëzoi përvojën e tij për të ndërgjegjësuar publikun rreth aftësisë së kufizuar dhe rëndësisë së përfshirjes. Ai ishte gjithashtu ambasador i organizatave United Cerebral Palsy dhe Shriners Children’s.

Përveç rolit në “Breaking Bad”, Mitte mori pjesë edhe në produksione të tjera, mes tyre “The Oak Room”, “The Recall” dhe “The Guardians of Justice (Will Save You!)”.

Në jetën private, aktori ishte i fejuar me Kennedy Suarez. Ai i kishte propozuar asaj në vitin 2025, pas disa vitesh lidhjeje.

të fundit

Pronari i Milanit sinjalizon interes për yllin e Real Madridit: “Ndër më të mirët në botë, ndoshta më i miri

Pronari i Milanit, Gerry Cardinale, ka folur për planet e klubit italian në afatin kalimtar të janarit, duke konfirmuar se…

2 hours ago

According to Wall Street Journal, Kim Jong Un is expanding North Korea’s nuclear capabilities – what satellite images revealed

Ndërsa vëmendja ndërkombëtare është përqendruar te konflikti me Iranin, Koreja e Veriut po zgjeron infrastrukturën e saj bërthamore. [...] Read…

2 hours ago

Nga puna te dashuria/ Horoskopi për sot, 22 Nentor 2026

Dashi Nuk do keni aspak dyshime sot ne jetën tuaj ne çift dhe do ndiheni gati te hidhni hapa me…

2 hours ago

Studimi zbulon se vetmia dhe izolimi social mund të përshpejtojnë plakjen biologjike

Dy gjëra mund të përshpejtojnë plakjen biologjike — Klan Kosova [...]Read More...

3 hours ago

Sioni merr fitoren falë golave të Rrudhanit dhe Nivokazit

Donat Rrudhani dhe Rilind Nivokazi kanë shkëlqyer në fitoren e Sionit ndaj Servettes, duke shënuar nga një gol në triumfin…

3 hours ago

Real Madridi përmbys Celta Vigon në pjesën e dytë dhe fiton 2-1

Real Madridi ka shënuar fitore me përmbysje ndaj Celta Vigos, duke triumfuar me rezultat 2-1 në ndeshjen e vlefshme për…

3 hours ago