showbiz

Aktori ende i pamartuar, Laert Vasili zbulon arsyen, deklarata e fortë në studio

Aktori dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Laert Vasili, është rikthyer sërish në vëmendjen e publikut, këtë herë si pjesë e panelit të opinionistëve në emisionin “Për’puthen”. Që në paraqitjet e para, ai ka tërhequr vëmendje për mënyrën e drejtpërdrejtë të të shprehurit dhe për debatet që ka ndezur në studio.

Në një prej episodeve të fundit, diskutimi mes konkurrentëve për lidhjet që krijohen dhe shuhen me shpejtësi u kthye në pikënisje për një debat të fortë mbi martesën. Vasili theksoi se martesa nuk është një hap që duhet ndërmarrë nga impulsiviteti apo si pjesë e një mode, por një vendim që kërkon përgjegjësi dhe pjekuri.

Të lidhura

None found

Qëndrimi i tij ngjalli reagime të ndryshme në panel: disa e përkrahën duke theksuar se sot shumë marrëdhënie lindin pa themel të fortë emocional, ndërsa të tjerë argumentuan se qëndrimi në një martesë “vetëm sepse duhet” mund të jetë po aq i dëmshëm për partnerët.

Pavarësisht debateve, ajo që spikati ishte mënyra e prerë dhe e vendosur me të cilën Vasili mbrojti rëndësinë dhe seriozitetin e martesës, duke theksuar se ndjenjat nuk duhen trajtuar si çështje momentesh kalimtare.

“Nëse burri është burrë, martesa nuk është të luash. Nuk martohesh sot për t’u penduar nesër. Nuk më pëlqen ideja ‘po martohem, pastaj shohim’. Ku shkojmë kështu? Të lësh fëmijët, të gjesh një tjetër rrugëve… këto janë marrëzi. Martesa është e shenjtë dhe kërkon përgjegjësi.

Kur zgjedh partnerin e jetës, duhet ta dish pse. Duhet ta shohësh të ardhmen, jo vetëm të tashmen. Martesa nuk mbahet me dëshira të ditës. Mbahet me punë, përkushtim dhe respekt.”-u shpreh Vasili.

Tags: laert vasili

të fundit

Berisha: Imuniteti i Ballukut duhet të ishte hequr pa hezitim, këtë thotë raporti i KE, “Ballkani i Hapur”, përpjekje për të minuar integrimin europian të vendit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se Belinda Balluku, vijon të ushtrojë pushtet të plotë në qeveri, ndërsa sipas…

22 minutes ago

VIDEO/ Incident para Kryeministrisë, makina përfundon në shkallët e godinës, shkelmon derën e institucionit

Ditën e sotme, një incident i pazakontë është regjistruar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku një automjet ka përfunduar në…

56 minutes ago

Edi Rama: Imagjinoni ku do të ishim me molotovarët, votat na duheshin për integrimin dhe për forcën që të realizonim negociatat

Në Asamblenë e PS të mbajtur në Elbasan, kryeministri Edi Rama, tha se votat i duheshin PS-s, jo për karrike…

1 hour ago

Rama: Opozita zyrtare, katastrofë ambulante, zgjedhjet vendore nuk e vënë në pikëpyetje shumicën tonë prej 83 mandatesh

Gjatë fjalës së mbajtur në asamblenë e Partia Socialiste e Shqipërisë në Elbasan, kryeministri Edi Rama,  u shpreh se vakumi…

2 hours ago

Meta: Karriera ime politike ende nuk ka filluar, shqiptarët duhet të bashkohen për të larguar një të marrë nga pushteti që të jetojnë të lirë

Ish-presidenti i vendit, Ilir Meta, ka dhënë një intervistë për emisionin "Më lër ta mbaroj" të Romeo dhe Donald Veshaj…

2 hours ago

EMRAT/ Tentuan të vrisnin me eksploziv një 57-vjeçar pak muaj më parë, zbardhet ngjarja në Sarandë, shpallen në kërkim dy persona

Policia ka zbardhur ngjarjen e tentativës së vrasjes në Sarandë, ku objektiv ishte 57-vjeçari me iniciale M. Gj. Pas hetimeve…

2 hours ago