Sarah McCormickdale, motra e madhe e Princeshës Diana dhe tezja e Princit William e Princit Harry, ka pësuar një aksident të rëndë pas një rënieje nga kali. Sipas “Daily Mail”, lajmin e ka konfirmuar vëllai i saj, Charles Spencer, i cili tregoi se ngjarja ndodhi “muajin e kaluar” dhe se Sarah, 70 vjeç, është ende duke u shëruar në spital.
Duke folur në podcastin “Rosebud” të Giles Brandreth, Spencer rrëfeu me humor se motra e tij është një “paciente e vështirë”, duke shtuar se mjeku kryesor i kishte thënë bashkëshortit të saj:
None found
“Ajo është një person vërtet i veçantë, apo jo?”
Spencer tha gjithashtu se Sarah ka qenë gjithmonë një grua e fortë dhe e guximshme, dhe pavarësisht moshës, ajo vazhdonte të ngjitej mbi kalë dhe biçikletë.
“Edhe pse ajo ende hipën, këtë herë pësoi një rënie shumë të keqe dhe u shtrua në spital për një kohë,” shtoi ai.
Nuk janë dhënë ende detaje të sakta rreth rrethanave të aksidentit, por mësohet se Sarah ka marrë kujdes të specializuar.
McCormickdale ka qëndruar shumë pranë familjes mbretërore që prej vdekjes së Princeshës Diana në vitin 1997. Vitin e kaluar, ajo u pa në krah të Princit William gjatë një eventi zyrtar, duke dëshmuar lidhjen e fortë të saj me nipërit mbretërorë.
Qeveria e Kosovës ka themeluar Grupin Punues për çështjen e Apelit në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri…
Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave, i cili synon të forcojë kapacitetet institucionale për…
Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Mirlind Daku, po vijon aventurën e tij të re në Rusi me fanellën e Spartakut të…
Policia e Tiranës ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me shoqërimet në polici të të rinjve që morën pjesë…
Real Madridi mund të përballet me një mungesë të rëndësishme në ndeshjet e ardhshme, pasi Vinicius Junior rrezikon të pezullohet…
Një konflikt i hershëm mes dy të rinjve, të cilët dikur kishin qenë miq të afërt ka përfunduar në një…