Një aksident tragjik ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Kamzës, teksa një 46-vjeçare ka humbur jetën, ndërsa një e re ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.
Automjeti me drejtues shtetasin B.K., dyshohet sipas policisë se ka humbur kontrollin në rrugën ‘Nënë Tereza’ dhe u përplas me automjetin me drejtues E.K.
Pas përplasjes me automjetin e E.K., makina e B.K., u përplas edhe me dy këmbësore F.M., 46 vjeçe, e cila humbi jetën dhe me Xh.M., 20 vjeçe e cila ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.
‘Si pasojë e dëmtimeve të marra nga aksidenti shtetasja F. M., ka ndërruar jetë në spital, ndërsa shtetasja Xh. M., ndodhet nën kujdesin e mjekëve.’, thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.
Ndërkohë në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po heton rrethanat e aksidentit fatal.
Një aksident automobilistik ka ndodhur në Rrugën e Arbrit, në dalje të qytetit të Bulqizës në drejtim të Dibrës. Sipas…
Në dosjen e Agjencisë Kombëtare të Shërbimit të Informacionit (AKSHI) që po hetohet nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, janë edhe…
Ditën e sotme, të gjithë zyrtarët qendror dhe lokal kanë zgjedhur kishat e qytetit të tyre për të uruar besimtarët…
Një 33-vjeçar i identifikuar me inicialet R.B. është arrestuar nga policia e kryeqytetit. Mësohet se i riu, gjatë një konflikti…
Goli i shënuar nga Armando Broja në ndeshjen ndaj Bornmuthit, ka qenë i rëndësishëm për ekipin e Bërnlit që të…
Tre punonjës të Bashkisë së Vlorës, janë pezulluar nga detyra që prej datës 19 dhjetor 2025, pasi dyshohet se, në…