Categories: showbiz

Akoma pa “marrë mirë zjarr”, si u ndanë Tea dhe Bearti?

Kur ne akoma nuk kishim pranuar faktin se Tea dhe Bearti janë çift, e papritura ndodhi dhe ata u ndanë. Si për ironi të fatit ndarja ndodhi në udhëtimin e tyre në Stamboll dhe për ditëlindjen e Teas. Ndonëse disa detaje na bënë të mendonim se ata i kanë dhënë fund lidhjes, dyshimet morën fund sot me konfirmimin e lajmit nga vetë Bearti për “Express Rozë”.

“Po, është e vërtetë”, ka thënë ai pa treguar asnjë detaj më tepër, mirëpo, “Prive” ka mësuar se çfarë ka ndodhur mes tyre. “Të premten në fluturimin e mëngjesit të shoqëruar nga motrat e tyre, Tea dhe Bearti janë parë përdore me njëri-tjetrin dhe dukeshin shumë të dashuruar. Në fluturimin e djeshëm të kthimit ata nuk kanë folur asnjë fjalë, ndonëse biletat i kishin në ulëset ngjitur. Nga aeroplani, Tea dhe Bearti kanë dalë veçmas, Tea me motrën e saj dhe Bearti po ashtu me motrën e tij”. Kjo mesa duket është edhe arsyeja se pse Tea dje pas kthimit përfundoi në hotel, dhe jo në shtëpinë e Beartit.

Të lidhura

None found

Prive.al e ka të konfirmuar që Bearti nuk e ka shoqëruar Tean gjatë qëndrimit në hotel, përpara nisjes së saj për Tiranë ditën e sotme me një makinë private.

Por,  si ranë mediat në gjurmët e ndarjes së tyre?

Tea dhe Bearti fluturuan drejt Turqisë për të festuar ditëlindjen e Teas, por fatkeqësisht kjo nuk ndodhi. Çiftin e shoqëronte edhe mamaja e motra e Beartit, si dhe motra e Teas dhe shoku i saj i ngushtë. Krejt papritur dyshja nisi të hidhte thumba e mesazhe me nënkuptim në rrjet. Tea tregoi në Instastory që nuk ishte e lumtur dhe nuk e kishte festuar ditëlindjen, pasi mendonte se ditëlindjet e saj ishin të mallkuara. Më tej, Tea publikoi një tjetër postim i cili shkruante “Bëje veten të lumtur.”

Fill pas këtij thumbi u “kundërpëgjigj” Bearti, i cili publikoi në InstaStory këtë:“Si një Akrep, njerëzit s’e kuptojnë sa i sjellshëm je. Bëhesh i pamëshirshëm vetëm kur njerëzit të marrin për të mirëqenë.”-ishin fjalët e tij. Për më tepër, ata të dy fshinë nga Instagrami çdo foto që kishin me njëri-tjetrin (përveç fotos së biznesit) dhe tashmë nuk ndiqen më bashkë në rrjete sociale.

Nuk e dimë se çfarë ka ndodhur mes dyshes, pasi ata ishin shfaqur mjaft të lumtur kohët e fundit. Madje, treguan në studion e Për’puthen se kanë në plan ta zyrtarizojnë lidhjen, teksa prej kohësh janë njohur me familjet e njëri-tjetrit. Shpresojmë që e gjitha të jetë një zënkë e momentit dhe çdo gjë të rregullohet mes tyre

Tags: BeartTea

të fundit

ESHS-Maqedoni: Rriten eksportet me 5.7%, ndërsa importet me 5.9%

Enti Shtetëror i Statistikës njofton se trendi i rritjes së eksportit dhe importit vazhdon në periudhën janar – maj 2026…

3 minutes ago

Turma e protestuesve mbush bulevardin para Kryeministrisë: Rama duhet të largohet! Ne nuk bëjmë shaka!

Protestues të shumtë janë mbledhur para Kryeministrisë në ditën e 37-të radhazi për të kërkuar dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit…

13 minutes ago

Bratu merr drejtimin e Partizanit dhe vendos objektivin: Do të jap gjithçka për titullin kampion

Florin BratuFlorin Bratu u prezantua ditën e sotme si trajneri i ri i Partizanit [...]Read More...

24 minutes ago

FOTO/ Enca Haxhia surprizon fansat dhe zbulon origjinën nga qyteti i njohur shqiptar

Këngëtarja e popullarizuar e skenës muzikore shqiptare, Enca Haxhia, ka vendosur të ndajë me ndjekësit e saj një detaj mjaft…

26 minutes ago

Janevska: Shteti ua mbulon tërësisht shpenzimet nxënësve që përfaqësojnë Maqedoninë në olimpiadat shkencore

Rreth 30 nxënës kanë shkuar për të përfaqësuar Maqedoninë në olimpiadat ndërkombëtare të shkencës gjatë muajit të kaluar dhe këtij…

29 minutes ago

Parliamentary debate on the “Antimafia” law and the fate of seized assets raises doubts over their return to those targeted

Edhe pse institucionet e reja të drejtësisë po intensifikojnë veprimet ndaj pasurive të krijuara në rrugë kriminale, këto asete vazhdojnë…

29 minutes ago