Sara Gjordeni ka postuar disa foto në rrjetet sociale nga ku ka treguar se Bardhi i është ulur në gjunjë dhe i ka propozuar. Përgjigjja e Sarës sigurisht ishte “PO”. Thash PO, PO, PO!!! Jo thjesht Po”-shkruan Sara krah fotove.
Kujtojmë që Sara Gjordeni dhe Bardhi do të bëhen prindër për herë të parë. Modelja dhe këngëtari kanë zbuluar lajmin në një video në rrjetet sociale, ku Bardhi shfaqet duke puthur barkun e partneres.
“Dritë, mami dhe babi shpresojne qe per ty te jene shembulli me i mire se dashuria e forte nuk pyet per asnje lloj sfide! ”, shkruan Sara Gjordeni në mesazhin drejtuar foshnjës që mban në bark.
Ndërsa këngëtari komentoi: “Sara Gjordeni nana e fmijve tmi. ”
Në një postim në InstaStory, ish-Missi ka zbuluar se është vetëm 4 javëshe shtatzënë dhe se ndanë lajmin me ndjekësit për shkak të gëzimit të madh.
Sara Gjordeni u shpreh se nuk do të ketë një rikthim për të dhe Bardhin në shtëpinë e BBV, duke shtuar se “kemi fituar më shumë se fituesi real i këtij edicioni”.
Modelja theksoi se shtëpia e BBV i forcoi lidhjen me Bardhin “prej të cilës po krijohet një frymë tjetër”, duke kërkuar që të respektohet ky moment i tyre.
“Vetem 4 jave qe drita jone eshte mes nesh por gezimi ishte aq i madh sa te dy donim ta ndanim me dashamiresit tane sa me shpejt, e te gezonim ato zemra qe aq fort besuan tek ne e na mbeshteten ne cdo hap. Urojme te kuptoni terheqjen tone sado te paket nga rrjetet dhe emisionet keto kohe. Sidomos timen. Kjo lumturi kaq e madhe per ne eshte edhe arsyeja perse nuk do te kemi nje rikthim ne Big Brother
Mendojme se kemi fituar SHUME me teper edhe se fituesi real i ketij edicioni. Ajo shtepi na forcoi lidhjen e njeri tjetrit prej se ciles sot po krijohet nje fryme tjeter Pjesa tjeter urojme te respektojne kete moment i cili per ne, ne fund te dites mbetet nje tjeter emocion i madh per tu procesuar mes nje vorbulle emocionesh te tjera”, shkruan Sara Gjordeni.
I ftuar në studion e News24, gazetari Artan Hoxha komentoi hetimet e SPAK-ut për krimet zgjedhore dhe vëmendjen politike të…
Presidenti amerikan Donald Trump ka zhvilluar një takim të veçantë në Manila me 97-vjeçaren Imelda Marcos, ish-zonjën e parë të…
Oficerët e lartë të Policisë në Skoci kanë kërkuar kufizimin ose ndalimin e shitjes së biçikletave dhe skuterëve elektrikë, pas…
Një ngjarje tronditëse e ndodhur në Francë në vitin 1987 ka marrë një tjetër zhvillim pas afro katër dekadash. [...]…
Një festë familjare e organizuar për të festuar lirimin e tij nga burgu federal përfundoi në tragjedi në Karolinën e…
Roli i ish-këshilltarit kryesor shëndetësor të Shtëpisë së Bardhë, Anthony Fauci, në një prej studimeve më të rëndësishme shkencore të…