Megan Fox u nda me Machine Gun Kelly pasi ajo gjeti mesazhe nga gratë e tjera në telefonin e reperit.
“Megan-it i erdhi në majë të hundës me të gjitha”, tha një burim i brendshëm për Daily Mail. “Asaj i erdhi në majë të hundës me sjelljen e tij dhe mënyrën se si ai e trajtoi atë.”
None found
Burimi më tej ndau se aktorja e Transformers dhe reperi “nuk do të pajtohen kurrë” pavarësisht se presin fëmijën e tyre të parë së bashku.
“Kur ajo mbeti shtatzënë, ai mendoi se kjo do të thoshte se ajo do të qëndronte me të pa marrë parasysh çfarë – dhe nuk është kështu,” tha burimi. “Gjëja më e rëndësishme në botën e Megan tani është foshnja e saj e palindur dhe ajo nuk e ka problem ta rrisë fëmijën vetëm.”
Një tjetër burim i tha gazetës se Megan ishte e lodhur nga marrëdhënia e saj “gjimnaziste” me MGK.
“Mënyra se si ata veprojnë është dramë,” ndau burimi i brendshëm. “Është si një marrëdhënie në shkollë të mesme. Për javë e muaj, gjithçka ishte në rregull, por kur ata grinden, është gjithçka ose asgjë. Mori një kthesë të keqe gjatë Ditës së Falënderimeve.
Ajo është e bindur që MGK po e tradhton ose e ka tradhtuar. Ajo e ka akuzuar atë se i ka dërguar mesazhe një grupi vajzash dhe nëse kjo nuk ka çuar në tradhti fizike, është tradhti emocionale në sytë e saj.”
Vlen të përmendet se Megan është gjashtë muajshe shtatzënë dhe pritet të lindë fëmijën e tyre në mars.
Cesc Fabregas ka komentuar fitoren historike të Comos me rezultat 9-1 ndaj Lensit në Ligën e Kampionëve, duke kërkuar nga…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me kryetarët dhe sekretarët e degëve të PD-së, ka bërë thirrje…
Një anëtar i një organizate kriminale që mashtronte gra të moshuara ka rënë në prangat e Policisë në Selanik. [...]…
Dy aktivistët Dritan Goxhaj dhe Edison Lika janë liruar mbrëmjen e kësaj të mërkure, pasi u shoqëruan me forcë nga…
Kërkimet për 69-vjeçarin, Hamit Ibro janë duke vazhduar nën rrënojat e pallatit të shkatërruar nga shpërthimi që ndodhi ditën e…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me kryetarët dhe sekretarët e degëve të PD-së, ka bërë thirrje…