Categories: showbiz

Ajo çfarë nuk pamë ne, çfarë ndodhi pas fikjes së kamerave mes Antonelës dhe Blerimit

Ditën e djeshme në “Për’puthen” pati një përplasje të ashpër mes Blerimit dhe Antonelës. Që në fillim të emisionit pati kunja të vazhdueshme mes tyre dhe Bora kërkoi që ata të bënin një takim 4 minutash. Mes shumë debateve, ata pranuan, por që në fillim Antonela e la takimin dhe u shpreh e revoltuar: “S’dua t’i shoh sytë”, referuar Blerimit.

Ajo tha se është ndjerë e ofenduar prej tij dhe Antonela u shfaq shumë e prekur e kërkoi të largohej nga studioja. Blerimi nga ana e tij u shpreh se dhe Antonela e ka ofenduar disa herë dhe i kërkoi falje, por shtoi se ajo bën rolin e viktimës.

Të lidhura

None found

“Mos luaj rolin e viktimës. Kjo më ka ofenduar disa herë mua, por unë nuk i kam thënë asgjë. Edhe kjo më ka thënë në prapaskenë mbylle gojën. Kjo i fillon gjithmonë sherret, sepse ose është xheloze ose do të më sulmojë me çdo kusht. Kjo më ka sulmuar gjithë kohës, unë nuk do rri me gojën mbyllur, do i kthej përgjigje. Unë nuk dua t’i bëj njerëzit të ndihen keq dhe nëse ajo është prekur i kërkoj ndjesë. Nuk kam pasur si qëllim ta ofendoj, ishte thjesht një batutë në muhabet e sipër. Megjithatë unë nuk besoj se Antonela është prekur”, tha Blerimi.

Mirëpo para se të ndodhte ky takim, ata të dy kanë pasur një përplasje tjetër mes tyre, që nuk është transemtuar në televizion. Është mësuar se teksa ishin në publicitet, Blerimi ka ofenduar Antonelën duke i thënë se është si ato femrat që “rrinë me këmbët hapur”. Për shkak të këtyre fjalëve, Antonela është larguar e përlotur nga studioja dhe ka kërkuar që të mos e ndjekë askush pas. Mirëpo Atdheu, me të cilin ajo e ka rregulluar tashmë marrëdhënien, i ka shkuar pranë për t’i dhënë mbështetje.

Antonela është mbyllur në tualet dhe është shprehur se është ndjerë e ofenduar, pasi në një farë mënyre Blerimi e ka cilësuar si një femër të ulët. E gjithë kjo situatë e ndodhur pas fikjes së kamerave, duket se çoi në acarimin e të dyja palëve.

 

të fundit

Barcelona rikthehet te fitorja me golejadë, Alavesi mposhtet 6-1

Barcelona është rikthyer te fitorja në La Liga në mënyrën më bindëse të mundshme, duke e shkatërruar Alavesin me rezultat…

2 minutes ago

Vrasja e Arlinda Zekajt, Valdrin Sahiti: Parandalimi kërkon angazhim shoqëror dhe reagim institucional

Stilisti i njohur nga Kosova, Valdrin Sahiti, ka folur në emisionin “Vajza dhe Gra” për vrasjen e Arlinda Zekaj në…

10 minutes ago

Bisedë e sinqertë në “Goca dhe Gra”, Ori Nebiaj zbulon se ka ngrirë vezët: I kam marrë masat

Diskutime ‘zemre’ dhe shumë të sinqerta janë zhvilluar këtë mbrëmje në emisionin “Goca dhe Gra”. E ftuara Mira Kazhani ka…

11 minutes ago

In Zubin Potok, police find and seize weapons and ammunition in a barn

Policia e Kosovës ka sekuestruar disa armë dhe municion në një hambar në fshatin Kleçkë, në komunën e Zubin Potokut,…

20 minutes ago

Bajrami criticizes Kurti over budget delay: “The party is determining the order of institutions

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se, sipas Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë,…

21 minutes ago

Germany protests with Generation Z / More than 68,000 young people oppose policies: “They are taking away our future

Protestat përfshinë të shtunën gjithë Gjermaninë, të udhëhequra nga të rinjtë e gjeneratës Z, që ndryshuan strategji. [...] Read More...…

22 minutes ago