Që pas lajmit që janë ndarë Xhensila dhe Bes Kallaku kanë sulmuar herë pas here njëri-tjetrin.
Pak ditë më parë, Besi publikoi këngën e tij të re, një bashkëpunim me këngëtaren Eli Malaj.
None found
Teksti i kësaj kënge është shkruar nga vetë ai dhe është komentuar nga Besi si ‘tekst shpirti’ duke nënkuptuar se tregon gjendjen emocionale të Besit momentalisht.
Një ditë më pas, Xhensila iu kundërpërgjigj ish-partnerit përmes një postimi të bërë në Instastory, duke publikuar një poezi të Rudyard Kipling, të titulluar ”Në mundesh”, ku ndër rreshta shkruhej: Në mundsh ta ruash arsyen, kur bota humbet fillin e fajin ty ta hedh dhe vetes t’i besosh.
Ndërkohë në një prej koncerteve të bëra së fundmi, këngëtarja ka vijuar me “thumbat” ndaj Besit.
Teksa ka qenë në skenë për të performuar një nga hitet e saj muzikore, “Mashtruese” në bashkëpunim me Bardhin, ajo është shprehur:
“Ah sa janë shtuar mashtruesit këto kohë sa janë shtuar”.
Fansat janë të bindur që ky ka qenë padiskutim një sulm ndaj Besit, për shkak të publikimit të fundit të këngës, në të cilën e konsideronte Xhensilën një mosmirënjohëse.
Portieri i Andorrës, Jesus Owono, është dënuar me 12 ndeshje pezullim nga Komiteti Disiplinor i Federatës Mbretërore të Futbollit të…
Presidenti amerikan Donald Trump pritet të zhvillojë një takim trepalësh me presidentin kinez Xi Jinping dhe atë rus Vladimir Putin,…
Bashkimi Evropian po vijon përpjekjet për të çuar përpara procesin e zgjerimit, ndërsa Shqipëria renditet mes vendeve që konsiderohen pranë…
Besiktasi ka ndërmarrë një hap të ri në përpjekjet për të transferuar yllin e Real Madridit, Brahim Diaz, gjatë afatit…
Audi ka prezantuar një funksion të ri për modelin kompakt elektrik A2 E-Tron, duke mundësuar që bateria e automjetit të…
Padi penale për ngacmim seksual dhe keqpërdorim të regjistrimeve të personave të tjerë me përmbajtje eksplicite seksuale janë ngritur kundër…