showbiz

Agron Llakaj “shpërthen” në lot në mes të emisionit, kujton bashkëshorten e ndjerë

Ditët kalojnë por mungesa e Kostandinës ndihet çdo ditë dhe më shumë te aktori dhe mjeshtri i madh i humorit, Agron Llakaj.

Shoqja e tij e jetës, bashkëudhëtarja e cila pa dëshirën e saj i lëshoi dorën vetëm pak muaj më parë, ka lënë te Agroni dhe te fëmijët e saj një boshllëk që asnjëherë nuk do të mbushet. I ftuar së fundmi në emisionin “Vizioni i Pasdites”, aktori ka “shpërthyer” në lot duke treguar se sa shumë u mungon bashkëshortja e tij.

Të lidhura

None found

“Është një kohë kur nuk e kuptoj edhe vetë se ku jam. Si ndjenjë e kam, kërkoj të qesh brenda të qarës time, të mbys të qarën me të qeshur dhe sërish qaj. Kërkoj në një perde të errët një pikë dielli, për të ardhmen e fëmijëve të mi. E di që shpirti i asaj më ndjek nga lart”, u shpreh Llakaj, ndërsa shtoi se bashkëshortja e tij do të vijojë të jetë me të në çdo moment, edhe pse jo fizikisht.

Pjesë nga biseda:

Brikena Prifti: “Papare Najt” e nis në momentin më të vështirë. Ku e gjen forcën?

Agron Llakaj: Nuk e prisja këtë pyetje.

Brikena Prifti: Vlerësimet më të mëdha që njerëzit kanë patur për ty ka qenë raporti që ke patur për Kostandinën?

Agron Llakaj: Nuk flas dot, në këtë moment. (përlotet)

Brikena Prifti: Teos dhe Brus e presin gjyshin këtë periudhë? Ke ndarë para pak ditësh një foto që ishte dhe ditëlidnja, besoj se ata ty të kanë pikën më të fortë?

Agron Llakaj: Unë nuk do të doja ta cekja këtë temë, sepse e di që janë kohët më të vështira në jetën time. Më duhet të qesh, kur nga brenda qaj, dhe e kam shumë të vështirë por do të përdor më tepër më rrok pjesa e vuajtjes dhe e dhimbjes, edhe pse mundohem ta kaloj. Pardje isha në një ceremoni dhe më erdhi një nënë në moshë, më tha bëhu i fortë Agron, do na bësh për të qeshur, sepse është mision. Ti duhet të jesh më i fortë në këtë mision, pasi të gjithë kemi nga një shpirt, por ti ke dy, ke dhe shpirtin e Kostandinës. Më mungon tmerrësisht, pse më futët në këtë pyetje.

Brikena Prifti: Nuk dua të të pyes më shumë Goni, pasi unë e di që ti ke dhënë shumë. E përmenda pak më parë që ti gjatë kësaj kohe ke treguar lidhjen me nipërit dhe me mbesën që është bërë një zonjushë.

Agron Llakaj: Ata janë burim motivimi, shprese. Nuk e dija që Zoti do më rezervonte këtë lloj fati, se thonë që Zoti të sprovon për të treguar se sa i fortë është njeriu, unë nuk jam kaq i fortë, nuk futem te ajo seri e njerëzve. Dikur i thoja Kostandinës se është Agronizuar, tani kuptoj që jam Kostandinizuar. Unë duhet të marr dashurinë e atyre të vegjëlve por dhe të rriturve. Ime bijë pati ditëlindjen në 22 gusht, dhe nuk mund t’i thoja veçse unë nënë për ty nuk mund të bëhem kurrë. Është një kohë kur nuk e kuptoj edhe vetë se ku jam. Si ndjenjë e kam, kërkoj të qesh brenda të qarës time, të mbys të qarën me të qeshur dhe sërish qaj. Kërkoj në një perde të errët një pikë dielli, për të ardhmen e fëmijëve të mi. E di që shpirti i asaj më ndjek nga lart.

Brikena Prifti: Por është mision

Agron Llakaj: Është mision, por duke ditur që unë kam ndarë me të çdo moment, më mungon fjala e parë, kritika e parë e shokut tim.

Brikena Prifti: Goni të kërkoj ndjesë për pyetjen, por të vlerësoj shumë.

Agron Llakaj: Unë nuk mund të rri pa përmendur. Qendrimi afër i të gjithë njerëzve dhe miqve. Njeriu i mirë duket në ditët e vështira. Në momentin qe Genci më thirri për tu rikthyer në “Fake Off” e më pas për tu bërë pjesë e një misioni tjetër, u premtoj se do luftoj me dy shpirtrat. Unë jam ky që jam dhe do ta bëj atë që dua. Në gjithë misionin tim, do ta gdhend emrin e Kostandinës që është tek unë, e cila është bashkëshoqëruese në gjtihë veprimtarinë time.

të fundit

Moti i furishëm godet Italinë, mbyllen shkollat dhe raportohen përmbytje në Romë

Moti i keq ka përfshirë disa zona të Italisë, me reshje të dendura dhe stuhi që kanë shkaktuar përmbytje, rrëzime…

2 minutes ago

Malisheva negocion me ish-trajnerin e Baselit për postin e trajnerit

Malisheva ka nisur kërkimet për trajnerin e ri pas largimit të Thomas Brdaric, ndërsa në skenë ka dalë një emër…

3 minutes ago

ASHAK e cilëson zgjedhjen e ish-kryetares si Presidente një nderim të madh

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (ASHAK), në bashkëpunim me Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Prishtinës, kanë…

9 minutes ago

Rizvanolli konfirmon daljen e të gjithë minatorëve të bllokuar në Stan Tërg

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka falënderuar ekipet e Trepçës, të KOSTT-it dhe të gjithë ata që kontribuuan në nxjerrjen…

9 minutes ago

Filipçe shpjegon mbi cilat parime do të ndërtohen koalicionet e ardhshme të LSDM-së

Në emisionin “IMPAKT” në TV Shenja, kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, foli edhe për mënyrën se si partia e tij…

10 minutes ago

Tensions inside and outside Parliament/Citizens oppose territorial reform, police spray them to disperse

• Qytetarët janë mbledhur në protestë para Kuvendit, ndërkohë që brenda institucionit po zhvillohet seanca plenare, ku pritet të votohet…

12 minutes ago