showbiz

Agron Llakaj shkon në urgjencë: I forti-doktooor ooo eeeej, zbulon çfarë i panë sytë

Aktori i humorit Agron Llakaj, në një postim në “Instagram”, rrëfen se, ndonëse arsyeja që e çoi në spital ishte shëndetësore, ajo që e tronditi më shumë ishte situata kaotike dhe mungesa e respektit që përballojnë cdo ditë mjekët shqiptarë.

Llakaj përshkruan me realizëm atmosferën e natës në Urgjencë: turma njerëzish, dhoma të mbushura përtej kapaciteteve, mjekë dhe infermierë që vrapojnë për të shpëtuar jetë, dhe në mesin e gjithë kësaj, një “djalë i fortë”, që me arrogancë kërkonte trajtim për babanë e tij, duke fyer dhe kërcënuar stafin mjekësor.

Të lidhura

None found

“I forti: ‘Oreee merr vesh ti, me ke flet keshtu? Unë të martoj tetem!’
Doktori: ‘Dakord! Shërojmë babanë sot dhe nesër martoma tetën!’”.

Dialogu, megjithëse me nota ironie, shpalos një realitet të dhimbshëm në sistemin shëndetësor publik, ku mjekët përballen çdo ditë me mungesë kushtesh, presione, dhunë verbale dhe emocione të stërngarkuara nga familjarë të dëshpëruar.

E megjithatë, ata vazhdojnë të qëndrojnë në krye të detyrës me dinjitet dhe profesionalizëm.

Ajo që ka bërë më shumë përshtypje tek aktori është përgjigjja e mjekut, kur Llakaj e pyeti se si arrin të ruajë qetësinë në situata të tilla:

“Kur futem në punë, bëj ndërrim gjaku: fus gjak nordik dhe heq gjakun tim prej shqiptari… Se ndryshe do shërbenim me automatik”.

Ky koment ironik dhe plot sarkazëm është, në thelb, një akuza e heshtur ndaj shoqërisë shqiptare, që shpesh i nënvlerëson dhe i trajton me mosmirënjohje ata që janë në vijën e parë të jetës e vdekjes – mjekët dhe infermierët.

Agron Llakaj, përfundon postimin me një mesazh të qartë: këta profesionistë janë heronj, tanët, dhe duhet t’i respektojmë e t’i vlerësojmë si të tillë.

Ai fton opinionin publik të reflektojë jo vetëm për përpjekjet e lodhshme të stafit shëndetësor, por edhe për mënyrën si shoqëria jonë sillet me ata që sakrifikojnë më shumë.

Ky rrëfim prekës, vjen në një kohë kur Shqipëria përballet me largimin masiv të mjekëve dhe profesionistëve shëndetësorë, për shkak të pagave të ulëta, kushteve të vështira të punës dhe mungesës së mbështetjes institucionale.

Por, mes kësaj errësire, ka ende zëra si ai i Agron Llakajt që ndriçojnë një të vërtetë: dinjiteti dhe humanizmi nuk kanë emër tjetër përveçse “mjek shqiptar”.

Ngjarje te Urgjenca e QSUT ne mesnate

“Halli e deshi te shkoja per disa ore te mira ne urgjence..,ne holl dhe dhoma shume njerez, pesefishi i pacienteve…,te gjithe kerkojne ndihme, mjeke dhe infermiere qe nxitojne, vrapojne ne ndihme te te semureve, njerez qe bertasin ne kerkim te ndihmes…,nderkohe vjen nje djale nga keta te fortet qe shoqeronte te atin dhe kerkonte vemendje me insistim.

I forti-doktooor?!ooo,eeeej!
(vjen doktori)
doktori-urdhero perse bertet?!
i forti-plasi syte, po me vdes babai!
doktori-nuk vdes babai pa merak, ja te lirohet nje shtrat dhe do e shikojme vec mos bertit?!
I forti-ore merr vesh ti,me ke flet keshtu e?! Une te martoj tetem!
doktori-dakord!sherojme babane sot dhe neser martoma ‘tetem’!

(Pas rreth 1 ore i forti me babane u larguan nga urgjenca pasi moren dhe sherbimin)

Halli ndoshta na erreson syte dhe logjiken, por per mua Ata mjeke dhe infermiere jane heronj, te mite, te tute dhe tanet.

Kur e pyeta doktorin-Ku e gjen forcen e durimit per ate lloj komunikimi?!

Me tha -Kur futem ne pune bej nderrim gjaku, fus gjak nordik dhe heq gjakun tim prej shqiptari…,se ndryshe do sherbeni me automatik”, shkruan Llakaj.

të fundit

Romario, talenti rebel që u kthye në simbolin e triumfit brazilian

I vogël në shtat, por gjigant në vetëbesim. Romario u rrit në varfëri, sfidoi trajnerët dhe legjendat që në moshë…

4 hours ago

Rrugëtimi i pazakontë i Valdas Dambrauskas: nga “Kush do të bëhet milioner?” deri te dueli me Barcelonën në Ligën e Kampionëve

Trajneri lituanez, Valdas Dambrauskas, i cili aktualisht drejton Sabah FK, ka arritur kulmin e karrierës së tij duke e dërguar…

5 hours ago

E ardhmja e Leaos mbetet e pasigurt, Aston Villa dhe Galatasaray në garë për portugezin

E ardhmja e Rafael Leaos vazhdon të mbetet e paqartë, me disa burime që raportojnë se sulmuesi portugez ende nuk…

5 hours ago

Divjaka on the 28th Day of Protest: Residents Oppose Merger with Lushnja

Protesta e banorëve të Divjakës kundër projektit të reformës së re administrative ka hyrë në ditën e saj të 28-të.…

5 hours ago

PHOTOS/ Ratko Mladić: from a figure praised as a hero in Serbia to an accused perpetrator of the Srebrenica genocide

Shumë njerëz në Serbi ende e adhurojnë Ratko Mladiçin, udhëheqësin ushtarak të serbëve të Bosnjës në vitet 1990, por në…

5 hours ago

Nepal, flooding worsens tragic toll: 389 dead across the country

Bilanci i viktimave nga përmbytjet katastrofike në Nepal është rënduar më tej. [...] Read More... The post Nepal, përmbytjet rëndojnë…

5 hours ago