showbiz

Afrimiteti me Adionin “lëndon” familjarët e Fabjolës, me kokën ulur para të vëllait, Ola kërkon falje dhe distancohet nga fermeri

Një bisedë e ndjerë e zhvilluar mes motrës dhe vëllait, Olës dhe Fabjanit, në prime-n e djeshëm të “Ferma Vip 3” ka bërë që Fabjola dhe Adioni të distancohen nga njëri-tjetri.

Vëllai i Fabjolës, Fabjani i kërkoi asaj të tregojë kujdes me afrimitetin që modelja ka pasur me Adionin brenda fermës, për çka tha se familjarët e tyre janë ndjerë keq sepse askush nuk po “e njeh më” Olën.

Të lidhura

None found

“Babi e Ilda nuk janë mirë Ola. Ti kur ke hyrë e ke ditur presionin e kamerave. Fabi nuk është më si dikur. Çdarë ndodhi? Si i kishim muhabetet? Kush ishte kushti, qëllimi? Kush do të ishte Ola? Nuk po të njohim më këto ditët e fundit. Të ka ikur ai shkëlqimi. Nuk është më ajo Ola e batutave. Ti nuk je më Ola!” tha Fabjani përballë Olës.

Teksa i vëllai fliste Ola qëndronte në tokë me kokën ulur duke dëgjuar këshillat e tij, ndërsa u shpreh e penduar për lëvizjet e saj në këtë format televiziv.

“Ky është mërzitur me të drejtë. Unë e di çfarë kam bërë, kë kam lënë jashtë. Është gabimi im. Vëllai ka të drejtë që unë e humba. Gabimi nuk është që më pëlqeu një djalë” tha Ola.

Në fund fare, vëllai i kërkoi Fabjolës që nëse do të vazhdonte në këtë mënyrë duhej të linte rrugëtimin e saj në këtë format televiziv. Mirëpo Ola theksoi se ajo do të ndryshojë dhe nuk do të jetë më siç ishte me Adionin.

Nga ana tjetër Adioni kërkoi falje për marrëdhënien e tij me Fabjolën, ndërsa shtoi se do të tregohet më i kujdesshëm.

Pjesë nga biseda:

Vëllai i Fabjolës, Fabjani: Si je? Nuk dukesh mirë. Fol çfafë ke. Ke diçka të më thuash mua. Çohu dhe fo, mos na e bëj më të vështirë seç është! Ola mos na humb kohë. Çfarë ka me ty? Si je ? A e di se ku je, kush jam unë? A më njeh? Babi e Ilda nuk janë mirë Ola. Ti kur ke hyrë e ke ditur presionin e kamerave. Fabi nuk është më si dikur. Çdarë ndodhi? Si i kishim muhabetet? Kush ishte kushti, qëllimi? Kush do të ishte Ola? Nuk po të njohim më këto ditët e fundit. Të ka ikur ai shkëlqimi. Nuk është më ajo Ola e batutave. Ti nuk je më Ola!

Fabjola: Ky është mërzitur me të drejtë. Unë e di çfarë kam bërë, kë kam lënë jashtë. Është gabimi im. Vëllai ka të drejtë që unë e humba. Gabimi nuk është që më pëlqeu një djalë.

Fabjani: Prindërit tanë janë martuar para 36 vitesh me dashuri. Ata kanë zgjedhur vetë njëri-tjetrin, kanë qenë disa kohëra shumë më të pafavorshme sesa këto që jetojmë sot, po ashtu unë e motra tjetër. Ne nuk jemi njerëz që privojmë njerëz për të qenë të lumtur, ne i privojmë ata që bëjnë gabime. Me përzi emrin me emra të tjerë kot. Fabjola hyri këtu të hynte dhe të dilte si Fabjola. Ne nuk jemi kundër, dashuria është gjëja më e bukur në botë. Ne nuk jemi askushi të ndalojmë dashurinë, por jo në këto kushte, në këto rrethana, në këtë mënyrë. Jo pa respekt ndaj vetes.

Ndërhyn Arbana: Fabjola ata nuk janë kundër faktit që ti ndjen për një person, por kanë rezerva për Adionin. A e kishe menduar këtë Ola?

Fabjola: E kam menduar normal.

Fabjani: Nëse një zog bie në dashuri me një peshk cila është zgjidhja? Ku duhet të jetojnë ata. Si duhet të sillen?

Fabjola: Nuk bën e di.

Arbana: Po Adionin dëshiron ta takosh?

Fabjani: Është shumë e shenjtë gjëja që po diskutoj këtu me gjakun tim. Nuk dua ta bëj pjesë në bisedat tona. Asgjë kundër atij djali, ai ka jetën e vet. Më mirë të zgjedhë gjërat e veta. Nuk e kam personale. Nëse Ola bën zgjedhje të nxituara do të na bëje dhe ne jashtë të nxitohemi.

Ola: Jam distancuar pak sepse kam familjen jashtë. Ndodhi që bëra vëllain tim të vinte këtu për këtë temë e për muya është shumë. Nuk ia fali vetes. E nëse ma falin ata, unë s’e fal dot veten, sepse më tha se familjarët nuk janë as mirë me shëndet për shkak të kësaj situate. Është faj i im, se është dashur të distancohem që në fillim.

Adioni: Nuk është faj yt, nëse ka fajtor ai jam unë. Nuk e di pse ata nuk janë dakord. Ndoshta kam pak fraji dhe unë se i rri shumë afër.

të fundit

Gary Neville ngre në piedestal Anglinë: Ndër paraqitjet më të mira që kam parë

Ish-mbrojtësi i Anglisë, Gary Neville, ka mbushur me lëvdata ekipin e Thomas Tuchel pas fitores spektakolare 3-2 ndaj Meksikës, rezultat…

10 minutes ago

Matthäus kërkon ndryshim të thellë te Gjermania: Kimmich duhet të mbetet pika e referimit

Legjenda e futbollit gjerman, Lothar Matthaus, ka bërë thirrje për një rindërtim të Kombëtares së Gjermanisë pas eliminimit të hershëm…

1 hour ago

Belgjika i jep leksion SHBA-së, De Ketelaere udhëheq “Djajtë e Kuq” drejt çerekfinales

Belgjika ka siguruar një vend në çerekfinalet e Kupës së Botës 2026, pasi mposhti Shtetet e Bashkuara me rezultat 4-1…

2 hours ago

After Nadir Çausholli’s violence against his business partner, “Sky Tower” owner Vladimir Kosta reacts: In these circumstances, vigilante justice may occur…

Konflikti i djeshëm në zonën e ish-Bllokut, ku pronari i Sky Tower, dhunoi biznesmenin Mirton Lika ka sjellë edhe reagimin…

3 hours ago

VIDEO/ Nadir Çausholli involved in physical altercation with Mirton Lika in the former Blloku area

Biznesmeni Nadir Çausholli, pronar i kompanisë farmaceutike “CFO Pharma”, i linjës së autobusëve “Green Line”, dhe taksive “Green Taxi”, është…

3 hours ago

Pas dhunës së Nadir Çaushollit ndaj ortakut të tij, reagon pronari i “Sky Tower”, Vladimir Kosta: Në këto rrethana, ndodh vetëgjyqësia….

Konflikti i djeshëm në zonën e ish-Bllokut, ku pronari i Sky Tower, dhunoi biznesmenin Mirton Lika ka sjellë edhe reagimin…

3 hours ago