showbiz

A tregon ky detaj se Romeo po mbështet publikisht ribashkimin e Donaldit dhe Borës? (FOTO LAJM)

Çdo detaj i vogël duket se po përdoret nga fansat e ish-çiftit Bora Zemani-Donald Veshaj si një pjesë e pazëllit të marrëdhënies së tyre pas daljes së aktorit nga “Big Brother VIP”.

Duke qenë se historia e tyre ka qenë më e komentuara kohët e fundit në showbiz-in shqiptar, pjesë e saj janë bërë edhe konkurrentët e “Për’puthen”, duke folur për dy protagonistët apo dhe duke dhënë indikacione. Kujtojmë këtu se disa ditë më parë Samiu postoi një foto me Donald Veshajn duke e shoqëruar me emojin e një flokë dëbore. Më pas, burime pranë “Panorama Plus” zbuluan se Donaldi i ka kërkuar atij t’i dërgojë të fala Borës.

E Samiu nuk qenka i vetmi konkurrent i “Për’puthen” që mbështet çiftin Bora-Donald. Ky i fundit bashkë me Efin, Mikelën dhe Erionin kanë publikuar një video nga makina teksa këndojnë këngën e re të Donaldit, Romeos dhe Elgitit. Videoja është postuar edhe nga faqet e fansave dhe dy prej tyre janë ripostuar edhe nga Romeo në Instastory.

Ky veprim i tij është komentuar nga shumë njerëz si një mbështetje ndaj lidhjes së të vëllait me moderatoren. Shtojmë këtu edhe faktin që pjesa e Donaldit në këtë këngë është komentuar si një dedikim për Borën. “Ma tha truri për me të puth, ma tha truri për me të humb, ma tha truri për me të lut”- shprehet mes të tjerash ai. Po ashtu në videoklip, Donaldi është shfaqur në një kishë. Kohë më parë ai ka treguar se Borën e ka njohur pikërisht në një kishë.

Romeo dhe Bora gjatë bashkëpunimit për “3-shat” kanë treguar se kanë një raport shumë të mirë me njëri-tjetrit dhe flasin për gjëra shumë personale. Madje kur u nda nga Donaldi një vit më parë, moderatorja nuk e hoqi Romeon nga lista e njerëzve që ndiqte në Instagram. Pas puthjes në “Big Brother”, Romeo i mbështeti ata në rrjetet sociale, por gjërat ndryshuan pas lidhjes së Donaldit me Beatrix, kur Bora i bëri ‘unfollow’ dhe njësoj veproi edhe Romeo më pas./Panorama Plus

të fundit

Aksident në Korçë, makina përplas për vdekje këmbësoren

Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në qytetin e Korçës, në rrugën që të çon drejt fshatit…

32 minutes ago

Halla e dy motrave që humbën jetën në aksident: Vëllai 7-vjeçar nuk e di që nuk jetojnë, kërkojmë ndihmë se është i sëmurë me leucemi

Dhimbja në familjen Dhimaku, ku humbën jetën dy motrat në aksidentin e së dielës në mbrëmje, është shumë e madhe.…

51 minutes ago

Situata e zjarreve në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 12 vatra, 4 prej tyre aktive, ndërhyrje nga ajri dhe toka

Ministria e Mbrojtjes ka dhënë një përditësim mbi situatën e zjarreve në vend, duke raportuar për 12 vatra zjarri të…

1 hour ago

Ndeshja me dema kthehet në tragjedi në Lisbonë, demi sulmon dhe vret 22-vjeçarin

Një toreadori dhe një spektator humbën jetën pasi u sulmuan brenda arenës në Lisbonë nga një dem. Manuel Maria Trindade…

2 hours ago

Surprizë!! Fejohet çifti i njohur i showbizit

Këngëtarja e famshme Taylor Swift dhe ylli i NFL, Travis Kelce, kanë konfirmuar fejesën e tyre të martës, 26 gusht,…

2 hours ago

Mjeti lundrues pësoi defekt në Gjirin e Kakomesë, shpëtohet grupi i turistëve

Policia kufitare ka shpëtuar një grup turistësh shqiptarë dhe të huaj pasi mjeti i tyre lundrues pësoi defekt në motor…

2 hours ago