A është Georgina Rodriguez shtatzënë me fëmijën e shtatë të Cristiano Ronaldos? Çifti nuk ka bërë asnjë deklaratë zyrtare, por thashethemet qarkullojnë me shpejtësi dhe disa prova duket se e mbështesin teorinë. Kjo u diskutua gjatë emisionit televiziv spanjoll “¡Vaya fama!”, gjatë të cilit barku i influencueses u vu në pah gjatë një gala në New York.
E veshur me një fustan të zi të vogël dhe të ngushtë, influencuesja nuk mundi ta fshihte një fryrje të lehtë të barkut. Asgjë veçanërisht shpërthyese ose e padyshimtë, por sigurisht e mjaftueshme për të ushqyer thashethemet dhe për të ndezur zhurmën se eshte ne pritje te embel. Në fund të fundit, dihet mirë se Cristiano Ronaldo dëshiron një familje shumë të madhe.
None found
Nëse shtatzënia e Georgina Rodriguez konfirmohet, do të jetë fëmija i shtatë i Cristiano Ronaldos (ose i teti nëse janë binjakë). I pari që erdhi në jetë ishte Cristiano Jr., i lindur në vitin 2010: disa thonë se ai ishte fryt i një nate të shkurtër dashurie, të tjerë se lindi nëpërmjet një nëne surrogate. Futbollisti, nga ana e tij, nuk ka dashur kurrë ta zgjidhë misterin duke zbuluar të vërtetën. Në vitin 2017, Eva dhe Mateo lindën nëpërmjet një nëne surrogate, dhe vetëm disa muaj më vonë, ishte radha e Alana Martinës: vajzës së parë të Georginës. Në vitin 2022, lindja e Bella Esmeralda u shoqërua dhe me humbjen e Angel, binjakes së foshnjës, e cila vdiq në lindje.
Policia e Kamzës ka reaguar lidhur me ngjarjen tragjike të regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne ku i riu Roland…
Kanë kaluar më shumë se 250 ditë që kur Matthijs de Ligt është parë për herë të fundit në fushë…
Dashi Është ditë shumë e mirë për të bërë disa veprime rutinë dhe për të vendosur kontakte me persona të…
Glen DajaDinamo ka fituar mbrëmjen e sotme ndaj Skënderbeut, në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë të “Abissnet Superiore”…
Klevi QefalijaDinamo ka fituar mbrëmjen e sotme ndaj Skënderbeut, në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë të “Abissnet Superiore”…
Policia e Kamzës ka reaguar lidhur me ngjarjen tragjike të regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne ku i riu Roland…