showbiz

“A ndjehesh i vlerësuar nga ky vend?”, Zef Deda nuk përmban lotët: Ajo ditë nuk harrohet kurrë

Aktori i mirënjohur Zef Deda, është një ndër emrat më të njohur të kinematografisë shqiptare dhe sa herë flitet për të emocionet janë të mëdha.

Së fundmi në një intervistë në emisionin “N’ kohë”, Deda ka treguar me detaje gjithçka lidhet me rrugëtimin e tij artistik. Hapat e para kur e shoqëronte babai, duartrokitjet e para e deri te të parat bashkëpunime me kolegët e papërsëritshëm të estradës.

Të lidhura

None found

I pyetur se nëse kthen kokën pas a ndihen i vlerësuar nga Shqipëria, vendi i të cilit i ka dhënë kaq shumë, apo ka qenë nëj fatkeqësi për të, Deda thotë kaq ” Fati më i mir që kam qëlluar në Shqipëri”.

“Fati më i mirë që kam qëlluar në Shqipëri, për arsye se është një popull që…(Loton) Unë jam aktor komedian, por kam mbresat e mia për popullin tem, është popull i dashtun, është kaq artdashës, kaq i kulturum sa të kupton dhe nuk të largon kurrë veç të afron”, tha ai.

Deda ka rrëfyer bashkëpunimet, eksperiencat në skenat ndërkombëtare e deri te imitimi i legjendës Çarli Çaplin.

Kush do ta mendonte se në vitin 1995, në kohën kur uria ishte kryefjala e diskutimeve në Shqipëri, Zefin, do ta duartrokiste elita Franceze, pas një parakalimi në tapetin e kuq dhe vlerësimi për çmimin e madh, të cilin ai e fitoi duke imituar legjendën Charlie Chaplin, në formën më origjinale të mundshme.

“-Ajo ditë nuk harrohet kurrë…Sa ma kanë ngjit, Çaplini Shqiptar”, tha Deda.

Një teke raki, një retro 35 vite më parë dhe një kujtim për ‘Kunatin e Shokut Xhemal”.

-Ai më çoi shumë nalt… Nuk harrohet këtu e 35 vite…Në fillim nuk po zbërtheja dot personazhin, pas 15 ditëve dorëzova skenarin dhe u mërzita shumë. Ishte fat që e arrita”-përfundoi Deda.

Qeshëm shumë, provuam një skeç së bashku, rrokulluam edhe nga një gotë tjetër dhe u përshëndetëm. Gjithë rrugën në kthim, në mendje më vërtitej aforizma e kritikut letrar, Henry James: “Detyra e artistit është ta bëjë njerëzimin të ndërgjegjshëm për vetveten”

të fundit

Mourinho vendos fatin e tre talenteve te Reali, revolucioni nis nga akademia

Jose Mourinho ka nisur të formojë skuadrën e Real Madridit për sezonin e ri, me Franco Mastantuonon dhe Raul Asencion…

1 minute ago

Osmani sjell në kujtesë fitoren në Hagë: Publikon imazhe nga vendimi i GJND-së për Kosovën

Ish presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar 22 korrikun 2010, datën kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) konstatoi se shpallja e pavarësisë së... [...]Read More...

4 minutes ago

Valon Zeqiri: Uji i Tetovës i sigurt për t’u pirë, analizat ditore e vërtetojnë

Drejtori i NPK "Sharri" Valon Zeqiri, sot tha se uji në Tetovë është i pijshëm dhe u bëri thirrje qytetarëve…

9 minutes ago

Zbardhet dëshmia e babait të Elton Mermalit në gjyqin ndaj grupit të Laert Haxhiut: Detaje mbi jetën e të birit dhe lidhjen me të pandehurin

Babai i viktimës Elton Mermali, Kujtim Mermali këtë të mërkurë ka dhënë dëshminë e tij përpara trupit gjykues në Gjykatën…

13 minutes ago

Ëndrra e Adeyemit për numrin 27 te Barcelona thyhet nga rregullat e La Ligës

Karim Adeyemi donte të vishte fanellën me numër 27 pas transferimit të tij te Barcelona, por rregulloret e La Ligas…

19 minutes ago

Vjedhjet e telefonave shtohen, a mund ta mbroni dot iPhone-in tuaj?

Ndërsa vjedhjet e telefonave në rrugë po shtohen në qendrat kryesore turistike në Evropë dhe Amerikën e Veriut, policia dhe…

33 minutes ago