showbiz

“A ka mundësi të merreni me hallet tuaja”- Julia Ilirjani reagon pas qarkullimit të videove intime: Unë s’jam te ato pamje

Aktorja Julia Iliriani ka reaguar në Instagram pas videove që po qarkullojnë në rrjetet sociale, duke mohuar të ketë lidhje me to dhe duke kërkuar që të mos përfshihet në diskutimet që kanë nisur online.

Në reagimin e saj, Iliriani shprehet e revoltuar ndaj asaj që e cilëson si përfshirje në jetën e artistëve në çështje që nuk u përkasin, ndërsa kërkon që vëmendja të përqendrohet te problemet reale të shoqërisë.

Të lidhura

None found

“Pashë që po qarkullojnë ca video me ‘demek’, edhe jam e sigurt që do fillojë opinioni publik bla bla. Tani a ka mundësi t’i lini artistët në hallin e tyre dhe merruni me këta që po ju vjedhin, po ju vrasin, po ju drogojnë fëmijët nëpër shkolla?”, shprehet ajo.

Aktorja thekson se duartrokitjet dhe mbështetja që artistët marrin nga publiku në skenë janë të mirëpritura, por kërkon që jeta e tyre private të mos bëhet pjesë e diskutimeve publike.

Më tej, Iliriani sqaron edhe aludimet konkrete që kanë nisur në rrjet, duke mohuar se është ajo personi që shfaqet në videot për të cilat po flitet.

“Po shoh që po aludohet, po flitet, po merren në telefon njerëzit e mi, po shkruhet në Instagram, që unë jam në një nga ato video. E para, nuk ka lidhje fare dhe me asnjë video që mund të qarkullojë”, shprehet aktorja.

Ajo tregon se ka jetuar për rreth 10 vite në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shton se, nëse do të ishte ajo personi në një video të tillë dhe do të kishte ndodhur një situatë e ngjashme, do t’i drejtohej rrugës ligjore.

Në fund të reagimit, Iliriani ka një kërkesë të drejtpërdrejtë për ata që kanë përfshirë familjarët e saj në këtë çështje:

“Mos mi shqetësoni familjarët dhe, nëse do isha unë, do isha drejtuar në rrugë ligjore. Dhe këtë ua them edhe atyre kolegëve të mi.”

të fundit

Aston Martin hyn në botën e motoçikletave rrugore me AMB 002 Roadster

Aston Martin njihet për makinat sportive luksoze, por britanikët tani duan të tërheqin vëmendjen edhe në dy rrota.Në bashkëpunim me…

56 seconds ago

VIDEO/ Armend Muslika vendos ndeshjen në minutën e 96-të dhe i dërgon “sms” Rolando Maranit

Armend MuslikaNë miqësoren e zhvilluar ditën e sotme mes Shqipërisë U19 dhe Lituanisë U19, kuqezinjtë fituan 3 – 2, ndeshje…

4 minutes ago

Vedat Muriqi, 32 vjeç, rrit vlerën e tregut me 2.5 milionë euro

Paraqitjet e fundit me Fenerbahçen dhe Kosovën kanë ndikuar në rritjen e vlerës së Vedat Muriqit në tregun e transferimeve,…

16 minutes ago

Aldor Nini paralajmëron portalet për videot intime: Po identifikohen të gjithë ata që i shpërndajnë

Pas publikimit dhe shpërndarjes në rrjete sociale dhe portale online të disa materialeve intime të personazheve publikë në vendin tonë,…

16 minutes ago

Miliona euro në lojë, Alban Xhaferi i propozon Barcelonës një miqësore mes veteranëve

Alban XhaferiPresidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferi, së fundmi ka qenë prezent në forumin e mbajtur në Kopenhagen të Danimarkës, ndërsa…

22 minutes ago

Limaj: Zgjedhjet në këtë fazë do të sillnin shmangie nga përgjegjësia për ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Kryetari i Nismës Socialdemokrate dhe ish-komandanti i UÇK-së, Fatmir Limaj, ka deklaruar se shkuarja në zgjedhje në këtë periudhë do…

34 minutes ago