Prej disa ditësh në rrjet qarkulluan lajme se Egli Tako do të bëhet pjesë e programit “E Diell”, me një rubrikë të re argëtuese familjare me titullin “Yes Day”.
Por fakti që në të njëjtin program është prej kohësh edhe Xheneta, ngriti dyshime dhe diskutime për një “përballje” mes dy vajzave, duke qenë se marrëdhëniet e tyre nuk janë të mira.
Prej periudhës së BBV, Xheneta ka hedhur shpesh thumba ndaj Eglit, ndërsa kjo e fundit ka zgjedhur të mos reagojë, duke mos komentuar kurrë publikisht mbi situatën.
Edhe së fundmi, e ftuar në një studio televizive Egli u pyet për thashethemet se me ardhjen e saj në “E Diell” do të largohej Xheneta. Përgjigjja e saj ishte e qartë dhe e prerë:
“Nuk dua të komentoj për askënd. Është një informacion që nuk më përbën asnjë lloj interesi apo problemi. Unë kam punën time, kam një emision. Do mbaroj punën time, do kthehem në shtëpi. Unë nuk merrem shumë me punën e të tjerëve, të them të drejtën, merrem me punën time, shoh punën time.”
Dashi Në dashuri nëse e gjeni veten të dyjëzuar prej situatave, do të thotë se nuk është ende momenti për…
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara tha se Kosova…
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, i ka dhënë fund aludimeve se opozita mund të mos marrë pjesë…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Larisa të Greqisë, ku një 50-vjeçar shqiptar ka humbur jetën.…
Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Peshkpi-Kot. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30,…
Influencerja dhe ish banorja e ‘Big Brother VIP Albania’, Sara Berisha ka festuar ditëlindjen e saj, një ditë e veçantë…