showbiz

A do ta linte burrin pas 35 vitesh për një shuplakë? Vilma Masha: Varet nga ekonomia e tij (VIDEO)

A duhet të ndahesh nga burri sepse pas 35 viteve martesë të qëllon me pëllëmbë? Kjo ishte tema e diskutuar sot në “Aldo Morning Show”. Për temën ka folur me anë të një video call edhe moderatorja Vilma Masha, e cila pa e menduar gjatë është shprehur se vetë do të ndahej edhe për një shpullë, sepse një shpullë sipas saj nuk vjen nga hiçi.

Megjithatë ajo ka shtuar se varet edhe nga gjendja ekonomike në të cilën ndodhet gruaja, se një grua që është e varur financiarisht nga i shoqi e ka shumë të vështirë të marrë vendimin për t’u ndarë, e ajo do duronte mbase dhe më shumë se një shuplakë.

Të lidhura

None found

Vilma Masha: Jemi në Shqipëri në fakt dhe se si duket kështu edhe nëse diskuton për një shuplak, ua ç’është kjo, për një shuplakë?! Unë për veten time do e ndaja.

Aldo: O Vilma flasim për 30 vite martesë?

Vilma Masha: 30 vjet martesë, po ç’lidhje ka 30, 20, 50, po arriti aty, nëse vjen puna te dora unë nuk mendoj se vjen rastësisht, vetëm nëse tjetri është me probleme të shëndetit mendor. Se ka zhvillim më parë, një dhunë verbale…

Aldo: Gërr-vërre ka pasur dhe më parë, se ku ka çift që nuk ka kështu, por me dorë, është hera e parë.

Vilma Masha: Me thënë të vërtetën unë falë zotit jam rritur me dy prindër të mrekullueshëm që realisht përveç ngritjeve të zërit, që mos të bëjmë kot, me dorë, apo këto variantet e dhunës, kurrë!

Aldo: Po ja ndodhi pas 30 e ca viteve, ça do bësh?

Vilma Masha: Po, varet nga kushtet. Mendoj se nëse njerëzit janë në kushte të mira ekonomike për të përballuar një jetesë mendimi i parë unë do isha patjetër do e ndaja.

Aldo: Pse ekziston mundësia ta mbash për shkak të ekonomisë?

Vilma Masha: Patjetër mo, patjetër. Seriozisht e ke?! Patjetër! Nëse është një grua e papunë që nuk ka bërë asgjë, ka rritur vetëm fëmijët është shtëpiake, po ku do shkoj e shkreta se pas 30 e ca viteve ndoshta as prindërit nuk i ka në gjendje për t’i ndihmuar, a ndoshta nuk i ka fare, apo nuk ka një shtëpi. Sigurisht që po, s’do dali në rrugë, do thotë po e duroj, mbase më shumë se kaq.

të fundit

Ofensiva e Audi për vitin 2027: 7 modelet e reja që do të sfidojnë BMW dhe Mercedes

Audi po vazhdon transformimin e gamës së saj të automjeteve, duke përgatitur disa modele të rëndësishme për vitin 2027. Prodhuesi…

7 minutes ago

Pas 1.200 tentativash dhe dy muaj stërvitje, Hovi realizon manovrën e pamundur me motoçikletë

Motoçiklisti realizon për herë të parë në botë një “kickflip” me motoçikletë.Banks Hovi ka realizuar një marifet që më parë…

7 minutes ago

Kurti bën të ditur ecurinë e projekteve të banimit social dhe të përballueshëm në disa komuna

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar se projektet për ndërtimin e banimit të përballueshëm dhe social në disa komuna…

9 minutes ago

Largohen nga Kryeministria dhe pushtojnë rrugët e Tiranës, protestuesit nisin lëvizjen e papritur

Grupi i protestuesve që qëndronte para godinës së Kryeministrisë është larguar t dhe ka rinisur marshimin nëpër rrugët e Tiranës.…

16 minutes ago

Kerjota realizon golin e dytë sezonal në Skoci, debutimi me Kombëtaren mbetet në pritje

Sabah Kerjota Sabah Kerjota ka gjetur golin e tij të dytë sezonal në ndeshjen që skuadra e tij Hearts po…

19 minutes ago

Edi Paloka on Elisa Spiropali: she seemed to me like an abandoned wife begging her husband to return and would forgive him

Deputeti i PD-së Edi Paloka, i ftuar në emisionin Kjo Javë në News24 komentoi akuzat e Elisa Spiropalit ndaj qeverisë,…

26 minutes ago