showbiz

8 Marsi, këto janë 10 gratë dhe vajzat shqiptare më të kërkuara në Google

Një hulumtim i ri tregon se Dua Lipa është femra shqiptare më e kërkuar në botë. Dua Lipa (73 milionë) dominon në listë dhe është më e kërkuar se Rita Ora, Bebe Rexha (12 milionë) dhe Ava Max (9.8 milionë) së bashku.

Ky hulumtim ofron njohuri unike për femrat më të famshme shqiptare në mbarë botën, me Dua
Lipën që dominon në këtë renditje.

Të lidhura

None found

Nënë Tereza mban ende vendin e 4-të (8 milionë), dhe çuditërisht pasohet nga influencerja e re Melissa aka melimtx dhe një nga aktoret më të suksesshme shqiptare Eliza Dushku.

Miratuar nga Kombet e Bashkuara në vitin 1977, çdo vit, 8 Marsi festohet si Dita Ndërkombëtare e Gruas. Për atë arsye, për këtë ditë të veçantë, sot do t’i përmendim disa prej grave shqiptare që kanë vërtetuar se janë të pandalshme dhe që njihen si ambasadoret tona më të mira.

Hulumtimi i fundit i bërë nga dua.com analizoi mbi 135 milionë kërkime në Google në 12 muajt e fundit, për të përcaktuar 150 femrat më të suksesshme dhe të famshme shqiptare.

Rezultatet e këtij hulumtimi jo vetëm që vijnë në kohën perfekte – më 8 Mars, Ditën Ndërkombëtare të Gruas – por gjithashtu ofrojnë një këndvështrim në interesimin e njerëzve në mbarë botën për suksesin e femrave shqiptare.

Është inkurajuese të shohësh që jo vetëm femrat shqiptare nga diaspora po ndikojnë në botë, por edhe femrat e vendlindjes, siç janë Era Istrefi dhe Elvana Gjata.

Në listën e 150 femrave më të famshme shqiptare, nuk mungonin dhe emrat e femrave të mahnitshme: Si Diona Fona, Xhemi Shehu, Amanda Lajcaj, Vildane Zeneli, Vlora Çitaku, Anjeza Shahini.

Në vijim rendisim femrat më të suksesshme shqiptare në kategori të ndryshme.

Muzikë

Fituesja e çmimit “Grammy”, Dua Lipa, jo vetëm që është e renditur në vend të parë në këtë kategori, por edhe në gjithë listën e këtij hulumtimi. Pas saj, rankohen këngëtaret e hiteve të shumta botërore, Rita Ora dhe Bebe Rexha. Në top 10shen e kësaj liste nuk ka munguar as Era Istrefi, e cila i theu kufijtë e suksesit me këngen “BonBon” në vitin 2016.

Aktrim

Në këtë kategori kryeson Eliza Dushku, aktorja e parë shqiptare e cila ka prekur Hollywood-in. Në vendin e 11 rankohet Elvana Gjata, e cilat njihet për suksesin e filmit ‘Dy gisht mjaltë’. Pas saj, renditet aktorja e famshme Almeda Abazi, e cila u zgjodh edhe Miss Globe Universe më 2008.

Influencer

Influencuerja e njohur, Melissa, renditet e 5-ta në gjithë listën e këtij hulumtimi – me 4.4 milionë kërkime në vit. Pas saj nuk mungon edhe emri i njërës nga figurat më të njohura shqiptare, Luana Vjollca. Vetëm dy numra më poshtë listohet Oriola Marashi, me 145’200 kërkime në vit.

Sport

E nominuara për Top të Artë në kategorinë e femrave në futboll, Kosovare Asllani kërkohet rreth 594’000 herë në vit – duke u rankuar kështu si femra më e kërkuar shqiptare në këtë kategori. Majlinda Kelmendi radhitet pas saj në këtë listë, me 28’800 kerkime në vit. Xhudistja Distria Krasniqi i bashkohet kësaj liste në vend të tretë, me 8640 kërkime në vit.

Hulumtimi për femrat shqiptare më të kërkuara në Google hedh dritë mbi interesimin e njerëzve kur bëhet fjalë për femrat shqiptare. Të dhënat sugjerojnë se figurat publike që shkëlqejnë në fusha të tilla si muzika, aktrimi dhe sporti priren të jenë më të kërkuarat. Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se rezultatet e këtij hulumtimi nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht arritjet ose ndikimin shoqëror të këtyre individëve, por tregon më shumë interesimin e njerëzve për këto personalitete.

 

të fundit

Rama uron Melonin për rekordin historik, kryeministrja italiane: Krenare për rrugëtimin tonë të përbashkët drejt BE-së

Kryeministri Edi Rama i përcolli një mesazh urimi homologes së tij italiane, Giorgia Meloni, pasi ajo vendosi rekordin historik si…

6 minutes ago

Fire situation across the country/ 39 outbreaks recorded in 24 hours, 11 still active, risk to residential areas averted in Himara

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 39 vatra zjarri, nga të cilat 11 mbeten aktive, 3 janë nën mbikëqyrje…

18 minutes ago

Kneel down and apologize / Singer Jozefin Marku arrested for assaulting Eduard Kuçi! Physical altercation between two former “Big Brother VIP” housemates

Këngëtari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Joz Marku, është arrestuar nga policia pas një konflikti fizik me ish-banorin…

19 minutes ago

From Dubai to Albania, 30-year-old wanted for domestic violence extradited

Një shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është ekstraduar nga Dubai drejt Shqipërisë, në kuadër të operacionit të koduar “The…

19 minutes ago

Crisis Management Center reports 31 fires in open areas, two of them remain active

Deri sot në orën 07:30, në territorin e Maqedonisë së Veriut janë regjistruar gjithsej 31 zjarre në hapësira të hapura,…

21 minutes ago

Tevez planifikon lamtumirën në “La Bombonera”, ftesa për Messin dhe Ronaldon

Carlos Tevez do të zhvillojë ndeshjen e tij zyrtare të lamtumirës në stadiumin La Bombonera në dhjetor dhe tashmë ka…

22 minutes ago