Categories: showbiz

17 vite pas ndarjes, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck rikthehen me njëri-tjetrin (FOTO LAJM)

17 vite pas ndarjes së tyre, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck duket se nuk janë më miq, por diçka më shumë. Pasi të dy morën pjesë në koncertin e “VAX Live” në Los Angeles ditën e diel , ata udhëtuan bashkë drejt Yellowstone Club në Montana. Thuhet se ata të dy kanë pushuar bashkë aty për rreth 1 javë.

“Ata të dy ishin vetëm. Vetëm ata të dy”, tha një burim për “E! News”.

Ata kanë qëndruar bashkë në një njëjtin resort dhe kanë udhëtuar me njëri-tjetrin me një makinë. Pasi kanë përfunduar pushimet ata janë larguar sërish me njëri-tjetrin dhe pasi arritën në Los Angeles shkuan bashkë në shtëpinë e J.Lo në Bel-Air.

Ky lajm vjen një muaj pasi Jennifer u nda përfundimisht nga Alex Rodriguez pas 4 vitesh lidhje. Megjithatë kjo nuk është hera e parë që Jennifer shfaqet pas këtij momenti në shoqërinë e Ben Affleck. Pak ditë pas ndarjes, Ben u pa në shtëpinë e Lopez, por asokohe u tha se ata të dy janë thjesht miq me njëri-tjetrin.

“Ata kanë pasur një histori romantike, por në këtë pikë ata kanë vetëm miqësi. Të dy e admirojnë njëri-tjetrin profesionalisht, e respektojnë njëri-tjetrin dhe ndjehen rehat bashkë. Jennifer dhe Ben janë takuar shpesh herë që pas ndarjes së saj nga Alex. Jen dhe Ben kanë qenë miq gjatë viteve dhe të dy janë ende thjesht miq”, thanë disa burime për “ET”.

Mirëpo tani pas këtyre pushimeve dhe kohës së kaluar së bashku nuk mund të thotë askush me siguri se ata të dy janë thjesht miq.

Rikujtojmë se Jennifer dhe Ben nisën lidhjen e tyre të dashurisë në korrik 2002, teksa ishin duke xhiruar një film. Në nëntor të po të njëjtit vit, Ben i propozoi Jennifer me një unazë diamanti, por në vitin 2004 ata i dhanë fund romancës.

të fundit

Horoskopi 1 Janar 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Do të ndiheni pak të lodhur dhe nën stres, për shkak të ngarkesës në punë dhe angazhimeve të shumta.…

6 hours ago

Adriatik Lapaj shtron darkën e Vitit të Ri poshtë zyrës së Ramës: Në orën 12:00 ju pres në shesh

Në një natë si kjo ku të gjithë festojnë pranë njerëzve të tyre të zemrës, Adriatik Lapaj i cili prej…

6 hours ago

441 mijë thirrje në Qendrën Kombëtare të Urgjencës Mjekësore gjatë 2025, Brataj: Festoni me përgjegjësi!

Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore u bëri sot thirrje qytetarëve që të festojnë me përgjegjësi dhe kujdes për jetën tyre…

7 hours ago

Shqipëria përgatitet për heqjen e tarifave Roaming me BE-në

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nxjerrë në konsultim publik disa ndryshime në ligjin “Për Komunikimet Elektronike”, me qëllim përafrimin…

7 hours ago

U sanksionua për shkak të pronësisë ruse, SHBA i jep leje të përkohshme kompanisë serbe të naftës që të vazhdojë veprimtarinë deri më 23 janar

Shtetet e Bashkuara kanë dhënë një leje të përkohshme kompanisë serbe të naftës NIS, e cila kontrollohet nga kompani ruse…

8 hours ago

E frikshme në Sarandë! Shpërthenjnë telat e energjisë elektrike në një bllok banesash

Një ngjarje e rrezikshme është regjistruar këtë mbrëmje në Sarandë në lagjen nr,4, ku telat e energjisë elektrike kanë shpërthyer…

8 hours ago