maqedoni

Zyrtarja e DASH: E ardhmja e Republikës së Maqedonisë së Veriut është në BE

Ndihmës-sekretarja amerikane e shtetit për çështje evropiane dhe euroaziatike, Karen Donfrid, në konferencën e përbashkët për media me ministrin e Jashtëm Bujar Osmani, tha se e ardhmja e Maqedonisë së Veriut është në Bashkimin Evropian dhe se vendi i ka kryer të gjitha reformat e nevojshme për anëtarësim në Union. Donfid madje theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin aspiratat e vendit tonë dhe presin hapjen sa më të shpejtë të negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

“Shtetet e Bashkuara mbështesin fuqishëm aspiratat tuaja dhe dëshirojnë që sa më shpejt të jetë e mundur një konferencë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Ju keni përfunduar detyra të vështira duke përmbushur reformat e nevojshme dhe meritoni të ecni përpara. E kemi thënë edhe më herët, e them dhe tani: E ardhmja e Maqedonisë së Veriut është në BE. Integrimi juaj do të kontribuojë për një stabilitet më të madh në Ballkan dhe një prosperitet më të madh në Evropë,” tha Donfried.

Nga ana tjetër ministri i jashtëm Bujar Osmani u shpreh se vizita e ndihmës-sekretares amerikane të shtetit, konfirmon miqësinë e madhe dhe partneritetin që Republika e Maqedonisë së Veriut ka me SHBA-në

“Sot u dakorduam për forcimin e këtij partneriteti nëpërmjet dialogut të ardhshëm strategjik ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-ve që do të mbahet më 2 qershor në Uashington. Për ne kjo paraqet nder të veçantë që RMV-ja do bëhet vendi i parë i Ballkanit Perëndimorë i cili hap dialog strategjik përmes të cilit do të thellohet partneriteti ynë, më konkretisht do të futet në kornizë bashkëpunimi ynë bilateral. Dialogu strategjik është një nga forumet e shumta për avancimin e qëllimeve të përbashkëta në sigurinë rajonale, bashkëpunimin ekonomik, mbrojtjen e sundimit të ligjit, tregtinë, energjetikën, respektimin e së drejtës, ndryshimet klimatike si dhe në fushat tjera”, deklaroi Bujar Osmani, ministër i jashtëm.

“Thellimi i bashkëpunimit me SHBA-në dhe forcimi i prezencës amerikane në rajonin tonë është shumë i rëndësishëm, posaçërisht në kontekst të rreziqeve aktuale të sigurisë si pasoj e invazionit rus në Ukrainë”, tha Osmani./alsat

të fundit

Liverpooli “çmendet” për Isakun, gati t’i ofrojë 177 milionë euro Newcastleit

Liverpooli po përgatitet të bëjë një tjetër lëvizje të madhe, këtë herë për sulmuesin e Newcastle United, Alexander Isak, raportojnë…

5 hours ago

Horoskopi 19 qershor 2024, zbuloni parashikimet e yjeve

Dashi Vijoni të jeni të tensionuar. Shumë prej jush po mendojnë për jetën familjare, me ndonjë shqetësim më shumë, por…

5 hours ago

Aksi Rrogozhinë-Bradashesh me 65 tabela rrugore, Qato shpjegon pse ka ndodhur kjo

Qarkullimi rrugor në Shqipëri duket se ka një problem të përhershëm gjatë vitit, të shtuar gjatë sezonit veror me bllokimin…

5 hours ago

VIDEO / Juventusi mysafirë të Donald Trump, presidenti u flet për shumë gjëra jashtë sportit

Skuadra e Juventusit ka bërë bujë në Shtetet e Bashkuara, jo vetëm për përgatitjet e saj për debutimin në Kampionat…

5 hours ago

Shpallet “Miss Shqipëria” 2025, kush është vajza që rrëmbeu kurorën e më të bukurës

Në Amfiteatrin e Liqenit në Tiranë është zhvilluar mbrëmjen e sotme konkursi i bukurisë “Miss Shqipëria” 2025, një event që…

5 hours ago

VIDEO / Shikoni si e sheh një gjyqtari një ndeshje futbolli, goli dhe karton i kuq nga perspektiva e tij

Manchester City e nisi me fitore edicionin e parë të Kupës së Botës për Klube në formatin e ri, pasi…

5 hours ago