maqedoni

Zjarr i madh në Maqedoninë e Veriut, raportohet për një viktimë, evakuohen banorët

Temperaturat e larta po mbajnë aktive një sërë vatrash të zjarrit në Maqedoninë e Veriut, ndërsa njoftohet për viktimën e parë si pasojë e zjarreve në rrethinën e Kumanovës.

Një zjarr i madh po i afrohet qytezës Dojrani i Vjetër në juglindje të vendit. Autoritetet kanë nisur evakuimin e popullatës atje, teksa paralajmërojnë për rrezikun nga shpërthimi i mundshëm i minave të vjetra në atë zonë.

Të lidhura

None found

Një burrë 75 vjeç është viktima e parë e zjarrit që përfshiu disa zona në Maqedoninë e Veriut. Ai ka humbur jetën, sipas njoftimeve zyrtare, si pasojë e asfiksimit në një fshat pranë Kumanovës.

Ndërkohë, Autoritetet lokale të Dojranit të Vjetër dhe zyrtarët e Qendrës për Menaxhimin e Krizave njoftuan për një zjarr të madh që po i afrohet qytezës në juglindje të vendit dhe se zjarri është jashtë kontrollit. Zjarri ka shpërthyer në një landfill mëngjesin e së martës pranë Dojranit.

Nga drejtoria e Pyjeve Kombëtare bëjnë të ditur se flakët kanë përfshirë të paktën tre shtëpi, por nuk ka pasoja në njerëz.

Qendra për Menaxhimin e Krizave dhe shërbimet tjera përkatëse po bëjnë evakuimin e banorëve nga rrethina e Dojranit të Vjetër.

Kire Mihajlov i drejtorisë së Pyjeve Kombëtare i tha medias lokale se po kërkohet ndihma për ndërhyrjen e zjarrifikësve nga qytetet fqinje Gjevgjeli, Vallandovë dhe Bogdancë.

Mihajlov tha se në momentin kur landfilli ka marrë flakë nuk pa pasur roje dhe se ekipet e zjarrfikësve nuk kanë pasur qasje për ta shuar zjarrin.

Për shkak të erërave vatra e zjarrit ka filluar të përhapet në drejtim të Dojranit të Vjetër. Drejtoria e Pyjeve Kombëtare, ndërkohë kërkon llogari nga autoritetet lokale të Dojranit për shkak të pamundësisë së qasjes së zjarrfikësve tek landfilli që kishte marrë flakë.

Temperaturat e larta dhe erërat kanë shkaktuar një sërë varash të zjarrit në pjesë të ndryshme të Maqedonisë së Veriut dhe zjarrfikësit për më tepër se dhjetë ditë janë përballur me flakët sidomos në Malin Serta afër komunës së Shtipit, në lindje të vendit dhe zjarri ende nuk është shuar në tërësi.

Shtetet si Sllovenia, Kroacia, Mali i Zi, Serbia dhe Rumania i dolën në ndihmë Maqedonisë së Veriut duke dërguar helikopterë dhe avionë të posaçëm për shuarjen e zjarreve.

të fundit

Marshimi i 53-të kundër qeverisë/ Qytetarët nisin sërish protestën para Kryeministrisë; kërkohet dorëheqja e Edi Ramës

Protestuesit kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë. Këtë të mërkurë protesta antiqeveritare ka hyrë në ditën e 53 të saj. Gjatë…

3 minutes ago

Bilanci tragjik i të nxehtit në Francë/ 5,764 viktima mbi mesataren, shifrat më alarmante që nga 2003-a

Mbi 5,700 vdekje më shumë se niveli i pritshëm u regjistruan në Francë gjatë valës së të nxehtit të muajit…

4 minutes ago

Xabi Alonso nuk e preferonte Garnachon, Chelsea ia plotëson dëshirën duke e transferuar te rivali i Premier Ligës

Chelsea ka arritur marrëveshje për të nënshkruar me yllin e skuadrës Alejandro Garnacho nga Aston Villa.Trajneri i “Bluve” Xabi Alonso…

4 minutes ago

Zgjedhjet në PD, reforma territoriale dhe zgjedhore/ Deputeti Korreshi tregon prapaskenat: Ja çfarë pritet të diskutohet nesër në Kuvend

Në një intervistë në “New24”, deputeti i PD Saimir Korreshi foli për zgjedhjet në Partinë Demokratike duke komentuar edhe protestat…

10 minutes ago

Vala e të nxehtit në Francë shënon bilancin më të rëndë që nga viti 2003 me 5,764 viktima mbi mesataren

Mbi 5,700 vdekje më shumë se niveli i pritshëm u regjistruan në Francë gjatë valës së të nxehtit të muajit…

22 minutes ago

Zbulohet përqendrim i lartë i arsenit në ujin e Vallandovës, banorët paralajmërohen të shmangin pirjen

Është konstatuar nivel i rritur i arsenit në ujin e pijshëm nga ujësjellësi i qytetit të Vallandovës, njoftoi Ndërmarrja Publike…

25 minutes ago