maqedoni

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, kryetari i Kuvendit bën publike datën zyrtare

Në një intervistë për një televizion lokal, Gashi shprehu pritshmëritë për zgjedhje të ndershme dhe demokratike, një fushatë dinjitoze, kulturë politike të lartë, garë të ideve dhe vizioneve, si dhe përkushtim ndaj interesave të qytetarëve.

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka deklaruar se zgjedhjet lokale të planifikuara për këtë vjeshtë do të shpallen të premten ose të shtunën, më 8 ose 9 gusht.

Zgjedhjet për këshillat komunalë dhe raundi i parë i zgjedhjeve për kryetarë komunash do të mbahen më 19 tetor, ndërsa raundi i dytë për zgjedhjet e kryetarëve të komunave do të zhvillohet më 2 nëntor.

Partitë politike duhet të dorëzojnë kandidaturat e tyre për kryetarë komunash dhe këshilltarë komunalë në komisionet zgjedhore komunale jo më vonë se 35 ditë përpara datës së zgjedhjeve lokale.

të fundit

U largua nga posti si kryebashkiak i Vlorës, Ermal Dredha publikon përmbajtjen e letrës së dorëheqjes që i dorëzoi Kryeministrit: Duhet të dish të ikësh me dinjitet

Ermal Dredha ka reaguar pasi u largua nga posti si kryebashkiak i Vlorës, duke publikuar përmbajtjen e letrës që i…

20 seconds ago

E rëndë në Durrës/ Shtylla elektrike e dëmtuar në rrugë i merr jetën 44-vjeçarit (EMRI)

Në orët e para të mëngjesit, një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin e Durrësit, ku një 44-vjeçar ka humbur…

18 minutes ago

Atentati me dy viktima dhe dy të plagosur në Shkodër/ Mbërrin në Gjykatë autori i masakrës Ragip Gila

Ragip Gila, i dyshuar si autori i vrasjes së trefishtë që tronditi qytetin e Shkodrës, ka mbërritur këtë të enjte…

34 minutes ago

Vrasja e Charlie Kirk/ Trump dënon aktin e rëndë: Moment i errët për Amerikën, jam i pikëlluar

Presidenti i SHBA Donald Trump, ka deklaruar se është i mbushur me pikëllim dhe zemërim pas vrasjes së tmerrshme të…

54 minutes ago

Zbulohet sot kabineti i ri qeveritar, Rama ndan foton nga zyra në Kryeministri: Shihemi në 11:00

Këtë të enjte, Partia Socialiste mbledh Asamblenë e Përgjithshme, ku pritet që kryeministri Edi Rama, të publikojë listën e emrave…

1 hour ago

Aksident i rëndë në Kukës, plagosen dy të rinj, njëri në gjendje kritike për jetën

  Pak pas mesnate rreth orës 01:00, një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në qytetin e Kukësit, në zonën…

2 hours ago